Kurti: Ballkani Perëndimor s’duhet të jetojë me frikën e një konflikti nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetojë me “frikën e një konflikti nesër”, duke thënë se Serbia “po vazhdon ta kërcënojë me pushtim” Kosovën. “Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, … Continued

Kurti kërkon ndëshkim për Serbinë, ndërsa Scholz zbatim të marrëveshjes

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, thotë se sulmi në Veri dha mesazhin se ka ardhur koha për t’i tejkaluar konfliktet duke e zbatuar marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelari i Gjermanisë pritet ta takojë në Tiranë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ai akt s’duhet të … Continued

Michel: Zgjerimi i BE brenda vitit 2030

Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Michel tha se të dyja palët duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030-të. “Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë e BE-së dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 … Continued

Nuk pranoi flamurin e Kosovës, Ana Brnabiç bojkoton foton familjare me liderët e BE

Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit. Të gjithë liderët u mblodhën për të dalë në foto, ndërsa e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, edhe pse aty ishin të pranishëm liderët më të fuqishëm … Continued

Rama kritikon Brukselin: Fqinjëve tanë në BE u jepni 4500 € për frymë, ndërsa Rajonit 138 €. Dëshmi e frikshme e ndarjes klasore!

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga adresimi i kritikave drejt Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës në punimet e Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Rama tha se BE ndan në klasa vendet e Rajonit në krahasim me vendet e tjera. Kreu i qeverisë thotë se vendet e rajonit marrin vetëm 138 euro … Continued

Në Samitin e Tiranës edhe me këmbën e thyer

Mes të ftuarve të pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit është dhe ambasadori dhe diplomati i lartë polak, Artur Lorkowski që ecte me paterica. 49-vjeçari ka qenë ambasador i Polonisë në Austri për katër vite dhe aktualisht shërben si drejtues i Sekretaratit të Komunitetit Energjitik. Lorkowski është emëruar në këtë detyrë prej vitit 2021 … Continued

Samiti i BE, Vuçiç dërgon në Tiranë kryeministren Brnabiç, e pret Rama

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Ajo u prit nga Edi Rama para Kryeministrisë, ku pati edhe një shtrëngim duarsh. Vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur të mos jetë në Samit. Ai ndodhet në Kinë, ku do të marrë pjesë në Forumin e … Continued

Mitsotakis mbërrin në Tiranë me mendjen te Fredi Beleri

Para Kryeministrisë ka mbërritur edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ai u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Për mediat greke Mitsotakis u shpreh se do të ngrejë çështjen Beleri. “Do flas me Ramën dhe për çështjen Beleri, është një çështje e rëndësishme për ne”, tha ai.

Ursula von der Leyen: Në fokusin e Samitit, ekonomia për vendet e Rajonit

Kryeministri Edi Rama ka Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit. Në fjalën e saj, Presidentja e KE-së, u shpreh se në qendër të këtij takimi është ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat duan të ecin përpara. “Është samiti që mbahet për herë të parë … Continued

Përqafime dhe shtrëngim duarsh, takimi ndryshe i Edi Ramës me Dritan Abazoviç

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit. Abazoviç u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa në një deklaratë për mediat, ai tha se e ardhmja e Ballkanit është në BE. “Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu … Continued