Izraeli korrigjon numrin e viktimave të Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i të vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200. Paraprakisht, zyrtarët izraelitë kishin raportuar se 1.400 persona u vranë nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmeve në jug të Izraelit, gjë që … Continued

OBSH: 20 nga 36 spitale janë jashtë funksionit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përmes zëdhënëses së saj Dr. Margaret Harris, tha se 20 nga 36 spitalet e Gazës nuk funksionojnë më, duke përfshirë spitalin e fëmijëve al-Rantisi, i cili ndërpreu shërbimet e tij pas një sulmi, izraelit në zonë. Harris tha se disa fëmijë po i nënshtrohen trajtimeve të tilla si dializa dhe … Continued

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit: 11,078 të vdekur në Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se 11,078 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Ndër vdekjet e regjistruara deri më tani janë 4506 fëmijë dhe 3027 gra. Për më tepër, 27,490 njerëz u plagosën.

Al Arabiya: Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, lirimi i pengjeve në këmbim të të arrestuarve

“Është arritur një marrëveshje për një shkëmbim humanitar të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit”. Këtë e raporton Al Arabiya , duke cituar burimet e saj, sipas të cilave marrëveshja konsiston në “lirimin e të burgosurve dhe të miturve palestinezë në burgjet izraelite në këmbim të 100 pengjeve, grave dhe të miturve, të mbajtur nga … Continued

Alarmon OKB: Fëmijët po operohen pa anestezi

Të qara, ulërima dhe lutje….janë muzika e përhershme në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa, ku pacientët operohen pa anestezi. Kjo vajzë e vogël po qan mes dhimbjes e dëgjohet të thërrasë nënën e saj, teksa infermierja i bën një qepje të plagës në ballë, pa mpirje lokale, pasi anestetikët e qetësuesit mungojnë. … Continued

Abbas: Autoriteti Palestinez gati të marrë kontrollin në Gaza

Autoriteti Palestinez është gati të marrë përgjegjësitë në Gaza ka deklaruar presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, shkruan Sky News. Abbas tha se autoriteti ishte i përgatitur për të marrë kontrollin nga Hamasi në Rripin e Gazës si pjesë e zgjidhjes gjithëpërfshirëse politike për Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën. Në vitin 2007, Hamasi mori pushtetin nga … Continued

Stoltenberg nuk e konsideron problematike afërsinë e Erdoganit me Hamasin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh problem për aleancën, në rastet kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpreh mbështetje për grupin palestinez Hamas, – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili aktualisht është në luftë me Izraelin. “Nuk është asnjëherë e lehtë kur kemi pikëpamje të ndryshme brenda … Continued

Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kanë pasur njohuri për sulmin e Hamasit

Ministri izraelit për Komunikime, Shlomo Karhi, i ka akuzuar katër gazetarë me bazë në Gazë, që kanë punuar me mediat perëndimore, se kanë pasur informacione për sulmin e Hamasit në Izrael. Karhi u ka thënë mediave si Reuters, AP, CNN dhe New York Times se “individë brenda organizatave tuaja kanë pasur njohuri paraprake për këto … Continued

13 palestinezë vriten nga sulmet izraelite me dronë

Gjatë një operacioni të kryer nga Izraeli në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun e pushtuar Perëndimor janë vrarë 13 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ushtria izraelite tha se ka vrarë të paktën dhjetë militantë. Grupi militant palestinez, Hamas, tha se nëntë prej të vrarëve në këtë operacion ishin luftëtarë të tij. Në operacionin izraelit … Continued

Hamasi mohon se është arritur marrëveshja e armëpushimit

Ndihmësi i lartë i liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, mohoi se është arritur armëpushim humanitar me Izraelin, duke shtuar se negociatat po vazhdojnë. “Negociatat janë duke vazhduar dhe deri në këtë moment, asnjë marrëveshje nuk është arritur me Izraelin”, tha në Telegram Taher al-Nono, këshilltari për media i Haniyehs. “Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, ajo … Continued