Volodymyr Zelenskiy: Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën ukrainase

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën ukrainase dhe rojet kufitare. Teksa, shtoi se se ishte shpallur ligji ushtarak dhe ai u kishte bërë thirrje liderëve botërorë që të vendosin të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Rusisë. Ai po ashtu shtoi se “Ju lutem qëndroni në shtëpi ne … Continued

Ukraina armatosë veteranët

Agjencia e lajmeve Reuteres ka njoftuar se Ukraina e ka në plan të armatosë veteranët e lutës. Kjo si pjesë e planit për përgjigjen ushtarake ndaj sulmeve ruse. Ukraina gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të aftë për të luftuar t’u bashkohen radhëve të ushtrisë. Raketa ajrore dhe shpërthime janë raportuar … Continued

Lokacionet ku po ndodhin sulmet

Raketa ajrore dhe shpërthime janë raportuar nga kryeqyteti ukrainas Kiev dhe qyteti i Kharkiv-it. Në një deklaratë në televizionin nacional rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend ta pushtojë Ukrainën dhe ka kërkuar nga ushtria ukrainase që të ulë armët, raporton BBC. Pak momente më vonë janë raportuar sulme që për … Continued

Çfarë dimë deri më tani për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën e Moskës (02:55 GMT), Vladimir Putin i Rusisë njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje dhe do të çmilitarizonte dhe “denaziste” Ukrainën. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë … Continued

Osmani: Hegjemonia ruse do të dështoj sërish, liria e demokracia do të triumfojnë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve ruse në Ukrainë. Ajo ka thënë se imazhet e tmerrshme nga Ukraina përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj. Osmani tutje shprehu solidaritetin e thellë me popullin … Continued

Komisioni Evropian propozon paketë masive të sanksioneve ndaj Rusisë

Komisioni Evropian propozon paketë masive të sanksioneve ndaj Rusisë Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se së shpejti do të prezantohet paketa masive e sanksioneve e cila pritet të miratohet nga liderët e shteteve të Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se ekonomia ruse do të vuaj pasojat e pushtimit në Ukrainë, … Continued

Ushtria ruse hapi zjarr me artileri ndaj Ukrainës

Ukraina thotë se automjetet ushtarake ruse kanë kaluar në vende të shumta, duke përfshirë nga Bjellorusia në veri dhe Krimea në jug. Kalime të tjera janë bërë në lindje, në rajonin e Kharkhiv dhe Luhansk, raporton CNN. Sipas shërbimit kufitar të Ukrainës, Rusia hapi zjarr me artileri përpara se të dërgonte automjete ushtarake. Në një vlerësim … Continued