Dita e 59-të e luftës – Vazhdojnë bombardimet në Luhansk, dy të vrarë

Dy persona janë raportuar të vrarë në Luhansk, të Ukrainës.

Pas, Mariupolit bombardimet intensive kanë vazhduar edhe në qytetet e tjera të Ukrainës nga forcat ruse.

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk, Serhiy Haidai, tha se qytetet atje janë nën bombardime të vazhdueshme, shkruan BBC.

Sipas Haidai dy persona ishin vrarë në Popasna – një qytet me rreth 20,000 banorë – ku ndërtesat e banimit janë sulmuar dhe kanë pasur luftime në rrugë.

Ai shkroi në Telegram se rusët po goditnin linjat e energjisë elektrike dhe nënstacionet. Disa qytete ishin pa ujë pasi një predhë ruse goditi termocentralin për një stacion pompimi.

Bombardimet intensive kanë vazhduar edhe në Mariupol, ku raportohet se rreth 100 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars./Shqip.com

Zhvillimet nga dita e 58-të e luftës mund t’i lexoni këtu./Shqip.com

Zelensky: Liderët që planifikojnë të vizitojnë Ukrainën nuk duhet të vijnë me duar bosh
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky (Foto nga AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se liderët që planifikojnë të vizitojnë Ukrainën “nuk duhet të vijnë këtu me duar bosh”. 

Zelensky i bëri komentet kur u pyet se çfarë pret nga vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin në Kiev të dielën.

“Pse është e rëndësishme që liderët të vijnë tek ne? Unë do t’ju jap një përgjigje pragmatike; sepse ata nuk duhet të vijnë këtu me duar bosh. Ne presim jo vetëm dhurata apo ëmbëlsira; ne presim gjëra specifike dhe armë specifike.” tha Zelensky gjatë një shtypi në Kiev.

“Kjo është arsyeja pse ne do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara ose një pjesë të paketës së armatimit për të cilën kemi rënë dakord më parë. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ky është një sinjal pozitiv,” shtoi ai.

“E njëjta gjë për liderët e vendeve të tjera; ata e dinë që ne i kemi diskutuar këto gjëra në heshtje, siç thonë diplomatët tanë, është diplomaci e qetë. Nuk më pëlqen shumë, por ekziston,” tha Zelensky, raporton CNN.

“Ne do të jemi të lumtur t’ju shohim, por ju lutemi na sillni ndihmën që kemi diskutuar, që keni ose që keni mundësinë të sillni,” tha Zelensky. Ai shtoi, “kjo është arsyeja pse vizita nga SHBA është shumë e rëndësishme.”  

Zelensky i kënaqur me ndihmën ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

I pyetur për ndihmën ushtarake nga Britania e Madhe, Zelensky tha se ishte “i kënaqur” me atë që kishte marrë Ukraina dhe shtoi se ishte veçanërisht mirënjohës për ndihmën edhe nga SHBA, shkruan BBC.

“Ne duam më shumë sesa po na jepet, por jemi të kënaqur. Ne nuk mund të refuzojmë apo refuzojmë asgjë gjatë luftës nga ndihma më e madhe ushtarake, e cila vjen nga SHBA dhe Britania e Madhe”, potencoi ai.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar tha se do të ofrojë më shumë ndihmë, duke përfshirë drone, armë antitank dhe automjete të mbrojtura lëvizëse.

Teksa – një telefonatë me homologun e tij ukrainas, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson konfirmoi gjithashtu se ambasada britanike në Kiev do të rihapet javën e ardhshme.

Ukraina thotë se dy gjeneralë të tjerë rusë janë vrarë

Ushtria ukrainase pretendon se ka “eliminuar” dy gjeneralë të tjerë rusë gjatë luftimeve në rajonin juglindor Kherson, shkruan BBC.

Një gjeneral i tretë nga Ushtria e Përgjithshme e 49-të e Rusisë u tha se ishte plagosur rëndë dhe një qendër komanduese lëvizëse u shkatërrua, sipas përditësimit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Ekspertët perëndimorë thonë se më shumë gjeneralë rusë janë vrarë në aksion në Ukrainë sesa në çdo konflikt tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, duke reflektuar mungesën e përgatitjes që mund të kërkojë që oficerët e lartë të vënë veten në rrezik.

Më herët, vetë inteligjenca e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar sugjeroi se forcat ukrainase po bënin kundërsulme të suksesshme dhe po vazhdonin të pengonin përparimet ruse në zonat lindore.

Rusia bombardon infrastrukturën civile në qytetin verilindor të Kharkiv
(Photo by SERGEY BOBOK/AFP via Getty Images)

Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin verilindor të Kharkiv dhe rajonin.

Sipas zyrtarëve të Ukrainës dy presona kanë vdekur dhe 19-të tjerë janë plagosur, shruan CNN.

"Okupatorët rusë vazhdojnë të gjuajnë mbi infrastrukturën civile të Kharkiv dhe rajonit," tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv. "Gjatë ditës, pushtuesit shkaktuan 56 goditje, si rezultat -- 19 të plagosur, dy persona vdiqën."

Civilët në Kharkiv kanë duruar granatime të rënda për ditë të tëra.

Forcat ruse vazhduan të mbanin linja mbrojtëse rreth Izium dhe pretenduan se forcat ukrainase kishin kryer një kundërsulm të suksesshëm për të rimarrë vendbanimet e Bezruky, Slatino dhe Prudianka dhe në afërsi të Derhachi, shtoi Syniehubov.

Guvernatori ushtarak njoftoi se një shtetrrethim në rajon do të jetë në fuqi nga ora 7 pasdite deri në 5 të mëngjesit me kohën lokale.

Më 17 prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se në katër ditë më parë, 18 persona ishin vrarë dhe 106 ishin plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv./Shqip.com

Vazhdojnë bombardimet në Luhansk, dy të vrarë

Dy persona janë raportuar të vrarë në Luhansk, të Ukrainës.

Pas, Mariupolit bombardimet intensive kanë vazhduar edhe në qytetet e tjera të Ukrainës nga forcat ruse.

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk, Serhiy Haidai, tha se qytetet atje janë nën bombardime të vazhdueshme, shkruan BBC.

Sipas Haidai dy persona ishin vrarë në Popasna - një qytet me rreth 20,000 banorë - ku ndërtesat e banimit janë sulmuar dhe kanë pasur luftime në rrugë.

Ai shkroi në Telegram se rusët po goditnin linjat e energjisë elektrike dhe nënstacionet. Disa qytete ishin pa ujë pasi një predhë ruse goditi termocentralin për një stacion pompimi.

Bombardimet intensive kanë vazhduar edhe në Mariupol, ku raportohet se rreth 100 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars./Shqip.com

Rusia pretendon se ka goditur avionët dhe helikopterët ukrainas
Getty Images

Rusia thotë se ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas Su-25 dhe ka shkatërruar tre helikopterë Mi-8 në rajonin e Kharkiv, raporton BBC.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria e mbrojtjes pretendoi një sërë suksesesh pasi forcat e saj ajrore shënjestruan objekte të shumta ushtarake ukrainase gjatë natës.

BBC nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet. Pala ukrainase nuk është përgjigjur ende.

Më herët, Britania e Madhe ka thënë se Rusia ka dështuar të bëjë ndonjë fitim të madh të territorit gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht rritjes së aktivitetit nga forcat e saj. Ai tha se Rusia ende nuk ka marrë kontrollin as ajrin, as detin./Shqip.com

Gjenerali britanik: Dërgimi i tankeve në Poloni nuk është një ide e çmendur

Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka propozuar mundësin të dërgojë disa nga tanket e saj Challenger 2 në Poloni, për të ndihmuar Ukrainën.

Gjenerali, Sir Chris Deverell, është pajtuar me këtë propozim dhe sipas tij kjo nuk është ide e çmendur, shkruan BBC.

"Unë nuk mendoj se është një ide e çmendur", tha ish-komandanti i Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha për BBC se Mbretëria e Bashkuar ka tanke të tepërta dhe teorikisht mund të heqë dorë nga 79 prej tyre pa ndikuar në aftësinë operacionale.

Por, ai paralajmëron se Polonisë mund t'i duhen disa muaj që të jetë e sigurt në përdorimin e Challenger 2.

Dërgimi i tankeve do të ishte një lëvizje shumë domethënëse, pasi deri vonë vendet e NATO-s kanë hezituar të furnizojnë me armatim të rëndë ukrainasit nga frika e antagonizimit të Presidentit Putin./Shqip.com

Kryeministri i Ukrainës: Mariupol është katastrofa më e madhe humanitare e shekullit

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, e quajti situatën në Mariupol katastrofën më të madhe humanitare që nga pushtimi i Rusisë, por ndoshta edhe katastrofa më e keqe e shekullit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington të premten, Shmyhal, tha se mijëra njerëz kishin vdekur në Mariupol.

"Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme kur do të çlirohet nga rusët”.

Ai tha se trupat ruse po shkatërrojnë absolutisht gjithçka, duke përfshirë strehimoret ku po qëndrojnë civilët.

Rreth 100 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars, sipas zyrtarëve ukrainas.

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se më shumë se 20 mijë njerëz në qytet kanë vdekur gjatë sulmit./Shqip.com