Policia e Kosovës në Veri / Ilustrim

LIVE: Kosova, një ditë pas tensioneve në veri

Një polic i Kosovës është vrarë në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të manastirit në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Ngjarja sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur orës 02:34 ku njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare, ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) duke e bllokuar urën.

“Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveçan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Situata në këtë pjesë të vendit vazhdon të mbetet e tensionuar, derisa Dioqeza Rashkë-Prizren ka thënë se persona të maskuar të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, ndërsa po dëgjohen herë pas here edhe të shtëna armësh.

Sipas të njëjtës, brenda Manastirit të Banjskës janë mbyllur një grup besimtarësh nga Novi Sadi dhe igumeni Danilo. Po ashtu gjendet edhe “vëllazëria e Manastirit”.

Sulmi ndaj policisë është dënuar nga të gjithë drejtuesit e institucionet e vendit, partitë politike, drejtues të shtetit shqiptar dhe ambasadorë e zyrtarë ndërkombëtar.

Përmbledhje

Arrestohen dy persona tjerë në hotel në Banjskë të Zveçanit
Një muaj paraburgim të dyshuarit të grupit terrorist
Tirana nderon veprën e Heroit Bunjaku
Avokati serb thotë se mbrëmë u vranë deri në 10 sulmues
Ambasada italiane përkujton policin e vrarë në Veri, Afrim Bunjaku
Prokuroria konfirmon gjetjen e trupit të pajetë në Banjskë
Politikani gjerman, Butikofer: Vuçiq po gënjen paturpësisht 
Franca dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Veri
Varroset polici i vrarë në Veri, Afrim Bunjaku
Drejtori i Policisë: Rreth 30 persona janë të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës
Prezantohet armatimi i kapur në Manastirin e Banjskës (Foto)
Sveçla: Kemi informata që 6 terroristë të plagosur po trajtohen në Novi Pazar
Stano dënon ashpër ngjarjet e djeshme në Veri
“The Geopost”: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin
Kurti: Afrim Bunjaku u eliminua nga terroristët, nga dje asgjë s’është njësoj
Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”
Nis mbledhja komemorative në nderim të Afrim Bunjakut
Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania e Italia, në takim edhe Escobari
Israel i reagon Borellit: Nuk është dënim pa përmendur autorët në Beograd
Sulmin e djeshëm ndaj Policisë, Sarrazin e ka quajtur akt kriminal dhe terrorist
Rashiq ngushëllon familjen Bunjaku, kërkon dënim për kriminelët
Ambasada Amerikane në Prishtinë nderon policin Afrim Bunjaku
Kurti sot merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të Afrim Bunjakut
Shqiptarët në Amerikë kërkojnë unifikim të faktorit shqiptar në Ballkan
Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri të Kosovës, të ndarë për hapat e mëtejshëm të perëndimit
Lajçak shkruan për domosdoshmërinë e dialogut
Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”
Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku
Policia prezanton arsenalin e armëve të gjetura në Banjskë
Reagon deputetja britanike: Pamjet shfaqin milici të pajisur mirë
Petkoviq anulon konferencën, Vuciq do flas pasdite
Reagon Borrell: Janë në rrezik shumë njerëz në manastir
Kurti: 30 persona të armatosur rëndë, ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore
Dioqeza Rashkë-Prizren: Persona të armatosur po lëvizin në oborrin e Manastirit të Banjskës
Abdixhiku: Kosovës i duhen miq e aleatë që të kapërcehet secila sfidë
Schneebergeri i reagon Borrellit e Lajçakut: Kështu ndodh kur kundër krimit e quani provokim
SHBA-ja dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës
Kurti viziton policin e plagosur, tregon gjendjen e tij
SHSKUK: Tre policë të plagosur po trajtohen në spital
Sulmi në veri, mbyllet njëra pikë kufitare
Konjufca fton institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë
Reagon Haradinaj: Ky është sulm terrorist
Reagon kryeministri: Sulmuesit janë profesionistë
Osmani ndërpret vizitën në SHBA: Grupet kriminale po sfidojnë Kosovën
Policia jep detaje për sulmin ku u vra një pjesëtar i saj
Arrestohen dy persona tjerë në hotel në Banjskë të Zveçanit

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, konfirmon arrestimin e dy personave në një hotel në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se besohet se të arrestuarit janë punonjës të hotelit dhe në parkingun e këtij hoteli është gjetur një veturë me armatim.

“Policia konfirmon arrestimin e dy personave në hotel, besohet se janë punonjës të hotelit, e kemi gjetë një veturë me armatim në parking të hotelit. Dyshohen për armëmbajtje pa leje”, tha Elshani.

I njëjti shtoi se të dyshuarit ndodhen në ndalim policor.

Një muaj paraburgim të dyshuarit të grupit terrorist

Një muaj paraburgim i është caktuar Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Seanca dëgjimore është mbajtur në QKUK, aty ku po trajtohet Toniq, pasi i njëjti mbeti i plagosur dje në zonën e Zveçanit.

Ai fillimisht u trajtua në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për t’u transferuar më pas në QKUK.

I njëjti dyshohet se ishte pjesë e grupit terrorist në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK), duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.T, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.T dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Masa e paraburgimit është caktuar  në harmoni me nenin 182 të KPPRK dhe nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 dhe paragrafit 1.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tirana nderon veprën e Heroit Bunjaku

Homazhe në nder të policit të vrarë në Kosovë Afrim Bunjaku janë mbajtur edhe në Tiranë.

Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin Nënë Tereza, ku me foto të heroit të Kosovës ndezën qirinjë.

Ata pranë fotografisë vendosën lule.

Gazetari i njohur, Marin Mema që kishte ftuar nga mbrëmë qytetarët që të merrnin pjesë në këtë tubim, ka thënë se duke qëndruar të bashkuar, shqiptarët do të jenë të fortë.

“Bashkë jemi gjithmonë më të fortë! Dëshmorët nuk vdesin kurrë! LAVDI për Heroin Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Mema, duke publikuar fotografi nga homazhet.

Ndërkohë që qytetarët nuk kanë ngurruar që të marrin flamuj të UÇK-së.

SHQIP
Gjendet sërish armatim brenda manastirit të Banjskës

Dioqeza e Rashkës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të policisë dhe pjesëtarëve të EULEX-it, në oborrin e manastirit të Banjskës është gjetur armatim.

“As EULEX-i dhe as policia nuk gjetën ndonjë gjë që mund të rrezikonte manastirin apo vëllazërinë e tij monastike. Megjithatë, në dy zona të oborrit të manastirit u zbuluan armë zjarri, parzmore dhe pajisje. Këto sende u hodhën nga personat e armatosur gjatë tërheqjes së djeshme nga manastiri. E rëndësishme është se në manastir nuk u gjetën gjurmë gjaku dhe gjatë gjithë ngjarjeve nuk pati viktima brenda mureve të manastirit. Ekipet e mjekësisë ligjore morën printime dhe intervistuan pelegrinët, të cilët më pas, të shoqëruar nga policia dhe EULEX-i, kaluan kalimin kufitar të Jarinjës për t'u kthyer në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.

Kjo dioqezë ka thënë se policia dhe pjesëtarët e EULEX-it kanë kontrolluar të gjitha dhomat e rezidencës, ku sipas dioqezës, iu është treguar se as murgjit dhe as pelegrinët nuk kanë pasur ndonjë përfshirje në ngjarjet tragjike.

Derisa e njëjta u ka shprehur ngushëllime familjeve të gjithë atyre që humbën jetën, përfshirë edhe familjeve të personave të armatosur që u vranë gjatë përplasjes me policinë.

Dioqeza ka bërë thirrje për paqe, ndërsa ka shtuar se janë në kontakte me KFOR-in, EULEX-in dhe ambasadorët e Quintit.

Avokati serb thotë se mbrëmë u vranë deri në 10 sulmues

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka thënë se gjithë sasia e armatimit që u sekuestrua nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, nuk ka pasur asnjë mundësi të mos kishte dijeni Agjencia e Sigurisë Informative të Serbisë dhe vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, ky armatim nuk ka mundur të hyjë në Kosovë, pa dijeninë dhe mbështetjen e Serbisë dhe të zotit të saj Aleksandar Vuçiq, sepse është territori/kufiri më i kontrolluar i Serbisë.

“Drama dhe lotët e shfaqur nga Aleksandar Vuçiq në konferencën e djeshme për shtyp, dëshmojnë se ai ka ditur për atë grup, se veprimet e atij grupi kanë qenë pjesë e planit të tij dhe se me shumë gjasa ka njohur disa nga anëtarët e tij. Ato reagimet emocionale të tij të djeshme në konferencë i drejtoheshin të vdekurve në atë organizatë të armatosur, të cilën ai ndoshta e njihte. Ai e dinte mbrëmë se numri i të vdekurve ishte më i madh se 3, dhe se ishte 7 me 10. Dhe këtë nuk pranoi t'ua tregojë qytetarëve të Serbisë, e mbi të gjitha familjeve, burrat e të cilëve vdiqën dje”, ka shkruar ai.

Avokati serb ka shtruar pyetjen se pse Vuçiq nuk po i bënë publike përgjimet e policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

“Ekziston vetëm një ndryshim midis luftëtarit Aleksandar Vuçiq 1991-1999 dhe luftëdashësit Aleksandar Vuçiq 2012-2023. Ky është sot në pushtet, ndaj mund ta bëjë më delikate dhe me ndihmën e shërbimeve që i komandon. “Serbia në Perëndim” titullohej një video e fundit e një ambasade të huaj, në të cilën shfaqeshin përfaqësues të autoriteteve. Mirë se vini në "Serbia në Perëndim" së bashku me diktatorin e saj të armatosur Aleksandar Vuçiq”.

SHQIP
Lajçak jep detaje për diskutimet në takimin urgjent

Emisari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar me këshilltarët diplomatik të Gjermanisë e Francës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, i ngarkuar edhe në dialogun mes dy vendeve.

Lajcak ka thënë se në këtë takim ka pasur konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar.

Ai ka deklaruar se janë diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës.

SHQIP
Tetova nderon Heroin, Afrim Bunjaku

Me ndezje të qirinjve para fotografisë së policit që ditë më parë humbi jetën në mbrojtje të shtetit të Kosovës Afrim Bunjaku dhe me përkulje përpara tij, sot edhe Tetova i është bashkëngjitur organizimit mbarëkombëtarë për homazh të dëshmorit të fundit të kombit.

Në sheshin e këtij qyteti është vendosur fotografia e heroit Bunjaku, si dhe janë ndezur qirinj.

Ambasada italiane përkujton policin e vrarë në Veri, Afrim Bunjaku

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shkruar për heroin Afrim Bunjaku, i cili është vrarë në Veri nga terroristët serbë.

Për këtë ka ditë zie në Kosovë dhe këtë po e respekton edhe Italia.

Flamuri italian është në gjysmështizë. Ambasada italiane ka shprehur ngushëllime për familjen Bunjaku.

“I bashkohemi institucionit të Kosovës në zi  Rreshter i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm frikacak terrorist. Në Ambasadën tonë, flamujt e Italisë dhe Bashkimit Evropian janë ulur në gjysmështizë. Mendimet tona janë me familjen e tij, kolegët, njerëzit e dashur dhe me të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ambasada italiane.

Prokuroria konfirmon gjetjen e trupit të pajetë në Banjskë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat relevantë, ka udhëhequr veprimet hetuese edhe gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes – në Banjskë të Zveçanit.

PSRK-ja, konfirmon se, sot, në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë, i personit të tretë të vrarë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

SHQIP
Osmani: Veprimet terroriste janë të orkestruara nga Beogradi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim, Osmani dhe Sarrazin, biseduan rreth zhvillimeve të fundit në veri pas sulmit terrorist të grupeve kriminale serbe që rezultoi me vdekjen e një polici dhe lëndimin e disa tjerëve.

Osmani tha se veprimet terroriste dhe akti i agresionit në veri janë të orkestruara dhe zbatuara nga struktura të mbështetura nga Beogradi.

“Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë”, tha Osmani.

E para e vendit shtoi se Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për ta shtensionuar situatën në veri të vendit.

“Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në përballje me grupet kriminale serbe”, theksoi ajo.

Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

“Veprimet e Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Politikani gjerman, Butikofer: Vuçiq po gënjen paturpësisht 
Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Alekasnder Vuçiq po gënjen me paturpësi. Politikani gjerman i ka reaguar pretendimeve të presidentit serb të bëra në takim me ambasadorin rus, duke thënë se në Kosovë s’ka spastrim etnik.

Butikofer tutje ka shtuar se gënjeshtrat e Serbisë po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës.
Ai ka pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë nga Bashkimi Evropian.

“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer.

Franca dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Veri
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës kanë reaguar për sulmin terrorist të ndodhur dje në veri të Republikës së Kosovës që la të vdekur një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe të plagosur dy të tjerë.
Franca e ka dënuar një sulm të tillë duke e konsideruar si sulm të papranueshëm në Kosovës që la të vdekur një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.

Në këtë reagim, Franca ka thënë se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.

Parisi zyrtar konsideron se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

SHQIP
Reagon Lista Serbe: Ndodhi ajo që uroi Kurti

Lista Serbe ka reaguar një ditë pas zhvillimeve në veri, derisa fajin për të gjitha zhvillimet atje ia ka faturuar kryeministrit Kurti.

“Prej më shumë se një viti, kemi paralajmëruar se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe çdo ditë eskalon situatën dhe po provokon reagimin e popullit. Herë të panumërta i kërkuam KFOR-it që të vendosë forcat dhe të veprojë në mënyrë preventive, kërkuam nga bashkësia ndërkombëtare që ta përmbajë Kurtin por më kot. Fatkeqësisht ndodhi ajo që uroi Kurti”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

LS ka kërkuar hetim për siç ka thënë vrasjen e së paku dy serbëve që sipas kësaj partie janë bërë në gjakftohtësi ani se ata ishin dorëzuar.

Partia që ka pjesë të saj edhe kriminelin Radojqiç, ka pyetur bashkësinë ndërkombetare se pse sipas tyre nuk ka marrë pjesë EULEX-i në aksion por vetëm ‘policia e Kurtit’.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe përmbajtje, sepse është e domosdoshme sa më parë të kthehet paqja në rrugët tona, në atë kuptim urgjentisht duhet që KFOR-i dhe Eulex-i të vendosen në veri dhe të parandalohet përshkallëzimi i mëtutjeshëm i situatës dhe të parandalohet keqpërdorimi politik i kësaj ngjarje të rëndë”, thuhet tutje në reagim.

Lista Serbe është kujdesur që në komunikatën e dërguar mediave, përpos ngushëllimeve ndaj familjes së policit të vrarë, të ngushëlloj edhe familjet e sulmuesve serb qu u vranë gjatë këtij aksioni.

Varroset polici i vrarë në Veri, Afrim Bunjaku

Familjarë, kolegë e miq të shumtë janë mbledhur në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë për ta varrosur policin Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në Veri.

Shumë kolegë të Bunjakut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të renditur me nga një lule të bardhë në dorë.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe Ambasadori i ShBA’së, Jeffrey Hovenier dhe Shefi i Zyrës së BE’së, Tomas Szunyog, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Drejtori i Policisë: Rreth 30 persona janë të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë së rreth 30 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, kanë arritur të ikin nga Manastiri i Banjskës në këmbë.

Hoxha tha se ata kanë lënë pas 24 automjete, një prej të cilave mjet i blinduar. Brenda këtyre veturave, Hoxha tha se janë gjetur sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm.

“Personat e tjerë të dyshuar që bazuar në pamjet e sigurisë, mund të ishin rreth 30 persona kanë arritur që të largoheshin në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth manastirit të Banjskës, duke lënë mbrapa automjetet e tyre, që gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, rezulton të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar, si dhe dy motorë me katër rrota, në brendi të të cilave automjete gjendej në sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm”, ka deklaruar Hoxha në konferencën e përbashkët me Ministrin Xhelal Sveçla.

Në vendin e ngjarjes, Hoxha tha se janë gjetur trupat e tre personave të vrarë, të cilët ishin të pajisur me armë të gjata dhe të veshur me uniforma ushtarake.

“Gjatë ekzaminimit të vendin e ngjarjes, në hapësirat në dhe përreth Manastirit të Banjskës janë gjetur trupat e tre personave të vrarë që janë në proces të verifikimit, të cilët dyshohet të jenë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me ekipet e Policisë së Kosovës. Personat e vrarë ishin të pajisur me armë të gjata dhe kishin të veshur uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake”, ka thënë Hoxha.

Prezantohet armatimi i kapur në Manastirin e Banjskës (Foto)

Armatimi që është gjetur dje në afërsi të manastirit të Banjskës së Zveçanit është prezantuar nga Policia, në kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicën e Jugut.

Policia e ka sekuestrua 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motorë. Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 copë eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50.Detaje të tjera: 4 kamera të sigurisë, 3 dron, 30 armë AK47, 6 mitraloza, 29 zolla te mbushura, 21 antiplumba, 2 radiolidhje dhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake, raporton EO.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”.

“Edhe nga ekspertë vendor dhe të huaj është konstatuar se për ketë plan dhe këtë armatim, është dashur përgatitje për disa muaj”, u shpreh Sveçla.

Sveçla: Kemi informata që 6 terroristë të plagosur po trajtohen në Novi Pazar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë informacione se 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.

Ai ka kërkuar nga Serbia që t’i dorëzojë ata dhe cilindo pjesëtar që ka arritur të ikë në Serbi.

“Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste. Po ashtu për çfarëdo pjesëtari I këtij grupi që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, tha Sveçla.

Stano dënon ashpër ngjarjet e djeshme në Veri

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave urgjente për shtendosje të situatës në Kosovë dhe e ka dënuar sulmin terrorist të tmerrshëm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në Bruksel se BE-ja do të përmbahet nga vlerësimet për ngjarjet në veri të Kosovës derisa nuk të jenë qartësuar të gjitha faktet dhe dëshmitë. Ai tha se BE-ja mund të vendos masa ndaj Serbisë, sikurse ndaj Kosovës, nëse shihet një arsye për këtë gjë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha hetimet për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës po vazhdojnë edhe më tutje sipas tij po bëhen qartësimet e të gjitha fakteve dhe të hollësive të sulmit të tmerrshëm terrorist.

“…përderisa nuk janë qartësuar të gjitha faktet dhe dëshmitë të mos jenë identifikuar dhe qartësuar përfundimisht, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimeve të caktuara”.

Ai përsëriti deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së, të përcjellë edhe në telefonatat me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq, për dënimin e fuqishëm të sulmit “të tmerrshëm terrorist që u krye ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës.” Ne duhet të gjejmë një rrugë dalëse nga kriza e vazhdueshme dhe të kthehemi në binarët e zgjidhjes së problemit përmes dialogut. Shtendosja është e nevojshme urgjentisht siç është thënë edhe më herët sepse kishim një situatë të tensionuar edhe ditë më parë, edhe javë më parë edhe muaj më parë. Pra, BE ishte shumë e qartë kur bëhet fjalë për pritjet nga njëra palë dhe tjetra, çfarë duhet të bëjnë me qëllim që të kontribuojnë për shtendosje dhe të kthehen në rrugën e një dialogu normal kur s’kemi nevojë të merremi me krizat dhe situatat e rrezikshme siç i shohim tani. Dhe më pastaj ne mund t’iu ndihmojmë atyre që të ecin përpara drejt pajtimit dhe normalizimit”, tha ai.

Stano tha se BE-ja sikur që ka vënë masat ndaj Kosovës do të shqyrtojë mundësinë edhe të masave ndaj Serbisë nëse sheh një arsye për këtë gjë.

“BE-ja ka një qëndrim shumë të qartë. masat e vendosura ndaj Kosovës dhe sërish këto nuk janë sanksione dhe ne nuk e përdorim këtë terminologji, pra këto masa janë vensdosur për shkak të paaftësisë së njërës palë që të përmbushë pritjet për shtendosje. E kemi thënë që nga fillimi dhe BE-ja ishte e qartë që nga fillimi, se këto masa janë të përkohshme dhe ato mund ose të zvogëlohen, varësisht nga zhvillimet në terren, ose të rriten. Aktualisht ato i janë vendosur Kosovës dhe është thënë qartë se nëse BE-ja sheh arsye ato mund t’i vendosen edhe Serbisë”, tha ai.

Stano tha se rruga e drejt BE-së për të dyja vendet kalon nëpërmjet dialogut dhe të dyja palët duhet të përmbushin obligimet e tyre për t’u integruar në BE.

SHQIP Artan Kajtazi
Trajkoviq: Kam informacione se janë vrarë më shumë se tre serbë

Duke komentuar sulmet e formacioneve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, njëherësh edhe këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se në veri po zhvillohet “një luftë e pamëshirshme”.

Trajkoviq, ka shtuar Beogradi nuk ishte i befasuar nga konflikti i 24 shtatorit, që ndodhi në fshatin Banjskë, të Zveçanit (mes policisë dhe formacionit kriminal).

Këshilltarja në Qeverinë e Kosovës ka theksuar se dikush ka negociuar për të nxjerrë atë formacion kriminal prej Kosovës.

“…Është mirë që dikush negocioi dhe punoi për ta nxjerrë atë grup nga Kosova”, ka thënë ajo për “N1“.

Sipas saj, ka shumë gjasa që përfaqësuesit ndërkombëtarë në thelb kanë ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve që ishin të vendosur të luftonin deri në fund.

“Përgatitja e policisë së Kosovës është në nivel të lartë, si mendoni se do të dukej Serbia sot po të kishim 30 serbë të vrarë, në anën tjetër shqiptarë të vrarë. “Çfarë do të ishte kjo?” pyeti ajo.

Sipas saj, pjesëtarët e policisë së Kosovës sigurisht që nuk do të punonin në një plan për nxjerrjen e njerëzve që vranë kolegun e tyre.

“Ata mund të jenë vetëm në Serbinë qendrore dhe të merren nga autoritetet e sigurisë – BIA, policia, gjyqësori, në mënyrë që të kryhen procedura që do t’i thërrasin këta njerëz në përgjegjësi”, ka thënë Trajkoviq, duke theksuar se shteti përgjegjës duhet të përcaktojë kush qëndron pas tyre.

Trajkoviq ka thënë se në veri të Kosovës po zhvillohet një “luftë e pamëshirshme” dhe se Beogradi nuk ishte i befasuar nga sulmi i së dielës, por e pa se “aksioni nuk ishte i përgatitur sa duhet dhe se do t’i shkaktonte një goditje të madhe Beogradit”.

“Prandaj kishte heshtje, prandaj të gjithë hoqën dorë nga serbët nga Kosova, fjalë për fjalë i lanë të vetëm”, citohet të ketë thënë Trajkoviq për ngjarjet në veri të Kosovës në fshatin Banjskë

“Sot kemi tre serbë të vrarë, ka zëra për më shumë, kam informacione që thonë se ka më shumë”, citohet të ketë thënë më tej ajo.

SHQIP
Reagon Blinken: Sulmi i papranueshëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë të papranueshëm.

Ai shkroi në rrjetin social X se qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh ai në rrjetin social X.

“The Geopost”: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i tha sot “The Geopost”-it një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.

“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiq, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, theksoi burimi.

Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska. “Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.

Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat.

Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 3 serbë, të cilët raportohet se janë serbë të Kosovës, kurse 2 të tjerë janë kapur të gjallë.

Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, krejtësisht i hutuar fajësoi Albin Kurtin.

Kurti: Afrim Bunjaku u eliminua nga terroristët, nga dje asgjë s’është njësoj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, që u vra dje nga sulmuesit serbë në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës dje ka pamundësuar një skenar të gjerë kriminal dhe terrorist.

“Me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme, Policia e Kosovës dje e pamundësuar një skenar më të gjerë kriminal e terrorist. Le ta themi qartë ashtu siç e thamë dje, Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi ndaj policëve të Kosovës dhe ndaj vetë shtetit tone nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë të trajnuar profesionalisht dhe me plan, të përkrahur politikisht, të financuar materialisht dhe të mbështetur logjistikisht nga Serbia.”

Kurti tha se janë vrarë disa terroristë dhe kriminelë, mirëpo nuk e tregoi numrin e saktë, derisa shtoi se nga dje asgjë nuk mund të jetë më njësoj.

“Reagimi profesional i policëve rezultoi me eliminimin e disa terroristëve dhe kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e gjithë grupit të tyre si dhe konfiskimin e armatimit dhe mjeteve mbështetëse logjistike. Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj, faktet dolën sheshazi përballë nesh, në sytë tanë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe në sytë e secilit që ka kurajo dhe vullnet për të parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”, tha Kurti.

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në mbledhjen komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, i ka ndarë urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”.

“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, policit tonë rreshterit Afrim Bunjaku i cili deri dje ishte gardian i sigurisë ndërkaq prej sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, ra në mbrjotje dinjitetit, prandaj sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës  do t’i ndaj postmortem urdhin më të lartë të Republikës, urdhrin “Hero i Kosovës”. Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, ka një kujtim me shumë për një njeri me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një rreshter trim dhe vetmohues që sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.”

“Afrim Bunjaku si të gjithë pjesëtarët tjerë të PK dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtën integritetin territorial e sovranitetin tonë dhe vunë në vend dinjitetin.”

“Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e përulë përderisa ka vajza e djemë si Afrimi, që e vendosin interesin e Republikës para fatit individual.”

Nis mbledhja komemorative në nderim të Afrim Bunjakut

Ka nisur mbledhja komemorative në nderim të rreshterit që u vra dje në Veri, Afrim Bunjaku.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë numër i madh njerëzish, përfshirë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryekuvendarin Konjufca.

Aty gjenden edhe familja e rreshterit Bunjaku.

Mbledhja ka nisur me intonimin e himnit shtetëror dhe më pas është mbajtur një minutë heshtje.

Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania e Italia, në takim edhe Escobari

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet gjatë ditës me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë të ditur burime nga Brukseli. Sipas këtyre burimeve, në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky takim i jashtëzakonshëm pason një sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Sulmuesit janë të kombësisë serbe.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se ka edhe të lënduar. Më vonë gjatë ditës, tre sulmues u vranë dhe gjashtë persona u arrestuan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i sulmuesve është “formacion terrorist dhe kriminal”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili iu drejtua publikut të dielën në mbrëmje, i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se serbët e Kosovës u rebeluan “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi këtë sulm.

Lidhur me këtë, Bashkimi Evropian doli dy herë me komunikata. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e vlerësoi sulmin si agresion, dhe aktin si “terrorist”. /REL

Israel i reagon Borellit: Nuk është dënim pa përmendur autorët në Beograd

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, ka kritikuar përfaqësuesin e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell rreth reagimit të tij për sulmin terroristë në veri të Republikës së Kosovës.

“Një dënim pa përmendur autorët dhe përgjegjësit në Beograd nuk është dënim”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Sulmin e djeshëm ndaj Policisë, Sarrazin e ka quajtur akt kriminal dhe terrorist

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me Kurtin ka folur për media.

Sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, Sarrazin e ka quajtur kriminal dhe terrorist.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe gjithë Kosovës.

“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovën. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin.

Rashiq ngushëllon familjen Bunjaku, kërkon dënim për kriminelët

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka shprehur ngushëllime përmes një telegrami familje Bunjkau për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike nga një grup kriminel në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit. Duke marrë pjesë në dhimbjen tuaj, ne ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj. Shpresoj që fjalët e simpatisë nga shumë njerëz do të jenë një ngushëllim për ju gjatë këtyre ditëve të vështira”, thuhet në telegram.

Rashiq ka thënë se kjo ngjarje e tmerrshme është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e Kosovës dhe një dhimbje e pambaruar për familjen.

“Humbja e tij është një dëshmi e tmerrshme se sfidat e sigurisë që ndodhen ende para nesh nuk janë të lehta dhe kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar dhe përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë qytetarët. Ne dënojmë këtë akt barbar dhe kërkojmë dënimin e merituar për kriminelët që ndodhen pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Ai do të kujtohet si një shembull i devotshmërisë ndaj vendit dhe kontributit të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë publike”, thuhet në telegram.

Sipas tij, Ministria për Komunitete dhe Kthim do të jetë e vendosur të vazhdoi të punoi për të siguruar që Kosova të jetë një vend i sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Ambasada Amerikane në Prishtinë nderon policin Afrim Bunjaku

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie shtetërore në nderim të Bunjakut, e Ambasada ka thënë se u bashkohet institucioneve në këtë ditë zie.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në postim.

Kurti sot merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të Afrim Bunjakut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti< do të marrë pjesë sot në mbledhjen komemorative në nderim të policit që u vra dje në krye të detyrës, rreshterit Afrim Bunjaku.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr sot pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, rreshter Afrim Bunjakut. VENDI: Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare të UP-së. KOHA: 12:30”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

SHQIP
Sulmuesit e arrestuar në veri mund të dënohen nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar gjashtë persona për sulmin ndaj Policisë. Ata dyshohen për katër vepra penale, pas sulmit në fshatin Banjskë të Zveçanit e njëra nga to është për vepra terroriste.

Avokati, Arbër Jashri, tha se veprat penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë veprat më të rënda që parashihen në Kodin Penal.

Ai ka sqaruar se legjislacioni ka paraparë dënime, nëse të arrestuarit shpallen fajtor më së paku 10 vjet burgim e deri me burgim të përjetshëm.

“Veprat penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë prej veprave më të rënda penale që i ka paraparë legjislacioni jonë penal, janë ato që e hapin Kodin Penal dhe për to janë paraparë dënime shumë të rënda”.

“Personat që janë arrestuar po dyshohen për katër vepra penale, sulm ndaj rendit Kushtetues, vepra të rënda penale kundër rendit Kushtetues, përgatitja e veprave penale terroriste dhe vepra penale për armë mbajtje pa leje”.

“Tek këto vepra të rënda kundër rendit Kushtetues, legjislacioni ka paraparë dënime të cilat vepra rezulton me vdekjen e ndonjë personi siç ka ndodhur dje, atëherë personat përgjegjës nëse shpallen fajtor do të dënohen ose mund të dënohet më së paku 10 vjet burgim e deri me burgim të përjetshëm”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online.

Po ashtu, Prokuroria ka thënë se nga aksioni i Policisë janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

Të ndaluarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHQIP
Vuçiç publikoi audio-përgjimin, por përkthimi është gabim

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se kanë një audio-përgjim që sipas tij provonte se forcat e policisë së Kosovës i kanë lënë qëllimisht të vdesin serbët në veri.

Në mbrëmje mediat serbe publikuan një audio-përgjim vetëm 4 sekonda.

Në të dëgjohet një zë në shqip që thotë: “Adem! Adem lajmërohu! dhe sërish “Adem (s’dëgjohet) lajmërohu”.

Por, sipas përkthimit të medias së serbëve të Kosovës, polici thotë: “Adem, Adem mos u shqetëso”, dhe më pas thotë: “Dhe nëse ai vdes, asgjë”.

Vuçiç tha se: “Ne ndoqëm atë që po bënte policia shqiptare, për një person pyetja është nëse ka shpëtuar, sepse nuk kanë dashur ta ndihmojnë. Kemi një regjistrim zanor ku policët shqiptarë qeshin dhe thonë se nuk kemi pse ta ndihmojmë. Le të vdesë”.

Shqiptarët në Amerikë kërkojnë unifikim të faktorit shqiptar në Ballkan

Shoqata "Atlantiku" përmes këtij reagimi thotë se po përcjell me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, ku në mbrojtje të lirisë, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe sigurisë ra polici Afrim Bunjaku e u plagosën dy kolegë të tij.

“Në emër të krejt anëtarësisë i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bunjaku, ndërsa policëve të plagosur ju urojmë shërim dhe rikthim të shpejtë në detyrë. Shprehim mirënjohjen për organet e rendit të Republikës së Kosovës, të cilat me profesionalizmin e tyre parandaluan sot skenarin serb për të shkaktuar një gjakderdhje të re të përmasave të mëdha, që do të çonte në një luftë të re shqiptaro-serbe”, thuhet në reagimin e Shoqatës "Atlantiku".

Shoqata "Atlantiku" e ka verësuar Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e tij dhënë rendit kushtetues dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, dëshmi kjo e miqësisë së palëkundur e të qëndrueshme afatgjate në mes të ShBA-së dhe popullit të Kosovës.

“Ftojmë faktorin politik shqiptar në Ballkan dhe sidomos në Kosovë për një unfikim të qëndrimeve dhe veprimeve politike kundrejt politikës agresive të Serbisë dhe për krijimin e një fronti të përbashkët politik kombëtar. Në emër të ish-ushtarëve dhe anëtarësisë shprehim gatishmërinë dhe mbështetjen tonë në çdo rast për sovranitetin, institucionet, lidershipin demokratik dhe forcimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri të Kosovës, të ndarë për hapat e mëtejshëm të perëndimit

Analistët amerikanë dënojnë sulmin e grupit të armatosur në veri të Kosovës, si pasojë e të cilin humbi jetën një pjesëtar i policisë.

Në intervista për Zërin e Amerikës të dielën, David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins dhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehën shqetësimin për tensionimin e situatës.

Por në biseda me kolegen Keida Kostreci, ata dhanë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të veprojë perëndimi më tej.

David Kanin i Universitetit Johns Hopkins thotë për Zërin e Amerikës, se për nga natyra dhe organizimi, sulmi i fundit është ndryshe nga incidentet e tjera të dhunshme në atë zonë të Kosovës.

“Duhet të trajtohet si një akt më vete i papranueshëm dhune, në të cilin të paktën 30 sulmues të armatosur jo vetëm që vranë një polic të Kosovës, por sulmuan një manastir serb. Dhe mendoj se ka rëndësi reagimi i kishës ortodokse serbe. Është e qartë se njerëzit në manastir ishin të pakënaqur që ata hynë në manastirin e tyre”, thotë prof. Kanin i cili shton se ky sulm ishte një provokim.

Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, shpreh keqardhjen për dhunën, por thotë se nuk është shumë i befasuar prej saj.

“Kjo për shkak se tensioni në atë pjesë të vendit ka kohë që po zjen. Kemi parë shpërthime të dhunës lidhura me vendosjen e një sërë kryetarësh në veri të zgjedhur me një përqindje shumë, shumë të vogël, ndërkohë që banorët serbë i bojkotuan zgjedhjet e fundit”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Por ai shton se megjithëse jobefasues, përshkallëzimi e rrit seriozisht rrezikun e një përhapjeje të mëtejshme të dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Beogradin për përshkallëzimin duke thënë se qëndron prapa sulmit.

Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fajësoi zotin Kurti për situatën në Veri, qëndrimi i të cilit sipas tij, u bë shkas që banorët serbë të mos duronin më.

Zoti Kanin tha se reagimi i kryeministrit Kurti ishte i përshtatshëm.

“Kosova është viktima këtu. Ata janë njerëzit që u sulmuan. Dhe Kurti tha ‘çfarë mund të presësh tjetër, duhet fajësuar Beogradi’. Vuçiç ishte në pozita mbrojtëse, duke u përpjekur ta distancojë Serbinë nga ajo që ndodhi duke iu referuar sulmuesve si serbë të rebeluar, duke u dhënë atyre një lloj konteksti dhe një lloj justifikimi. Por është e qartë se ai nuk është i kënaqur”, thotë ai.

Por zoti Kupchan thotë se të dyja palët kanë përgjegjësi për ngërçin dhe për përshkallëzimin e dhunës: Serbia që e ka mbajtur efektivisht veriun më shumë të lidhur me Beogradin se me Prishtinën dhe kryeministri Kurti me veprime që zoti Kupchan i quan provokuese dhe të panevojshme. Ai shton se shkallëzimi është alarmues për perëndimorët.

“Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja do ta shohin këtë si një shenjë paralajmëruese. Nuk do të habitesha nëse shohim një rritje të mundshme në përmasat e pranisë së bashkësisë ndërkombëtare në rajon”, thotë ai.

Për zotin Kupchan kjo ngjarje nuk do të thotë që zoti Kurti është i justifikuar në veprimet e tij të deritanishme që janë kritikuar nga perëndimi. Ai thotë se presioni duhet të vazhdojë intensivisht tek të dyja palët.

“Kur tensionet janë të larta, ekstremistët përfitojnë për t'u organizuar dhe kur ka një situatë të polarizuar, kur ka fërkime mes komuniteteve, rritet rreziku i organizatave paraushtarake, rritet rreziku që qytetarët në veri t'i marrin gjërat në duart e tyre, edhe nëse nuk udhëzohen për ta bërë këtë nga autoritetet në Beograd”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Prandaj thotë ai, e vetmja rrugë është kthimi në tryezën e dialogut, pasi ngjarja është kujtesë se megjithëse janë arritur marrëveshje asnjëra palë nuk po vepron për zbatimin e tyre.

“Nëse ka një element pozitiv këtu është se u kujton Prishtinës dhe Beogradit, se nuk jemi aq larg nga përshkallëzimi dhe dhuna, dhe se të dyja palët duhet të kthehen në tryezën diplomatike. Të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit”, thotë ai.

Zoti Kanin, ish- analist i lartë i CIA-s thotë për Zërin e Amerikës, se është e rëndësishme për perëndimin që të jetë i bashkuar në trajtimin e dhunës së fundit veçmas nga procesi diplomatik.

Presidenti serb Vuçiç tha pas përshkallëzimit të fundit se e vetmja zgjidhje është krijimi Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri dhe një polici të përbërë nga serbët lokalë. Kryeministri Kurti u ka rezistuar thirrjeve për të.

Zoti Kupchan i Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se Asociacioni duhet krijuar.
Kupchan

“Mendoj se është në interes të Kosovës dhe është në interes të kryeministrit Kurti që ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, thotë ai.

Por zoti Kanin mendon të kundërtën.

“Krijimi i Asociacionit do të ishte shumë në favor të Serbisë. Ajo që do të zhdukej do të ishte një nivel tjetër i sovranitetit të Kosovës në veri. Nëse krijohet Asociacioni, Kosova do ta kishte edhe më të vështirë t’u përgjigjej incidenteve të tilla”, thotë ai, duke shtuar se ngjarja ia forcon pozitat zotit Kurti në kundërshtimin e tij.

Megjithë mungesën e përparimit në raundin e kaluar të dialogut dhe deklaratave të fundit ku zoti Kurti dhe zoti Vuçiç akuzojnë ashpër njëri tjetrin, zoti Kupchan e mbështet qasjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara:

“Rruga përpara kërkon presion të vazhdueshëm të përditshëm ndaj të dyja palëve, duke mos e drejtuar gishtin nga njëra apo tjetra palë. Kjo është një mundësi për të ecur drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve”, thotë ai.

Por zoti Kanin thotë se sulmi tregon se të paktën disa serbë u ndjenë mjaftueshëm të inkurajuar nga qëndrimet e dobëta të SHBA-së dhe BE-së që ai thotë se kanë qenë të ashpra ndaj Kosovës dhe në favor të Serbisë.

“Sulmi i fundit e bën më pak të mundur që të ketë hapa përpara. Dhe kjo shkon në dëm të diplomacinë amerikane dhe evropiane, e cila edhe pa ngjarjen e fundit, ka dështuar. Politika perëndimore ka dështuar në këtë drejtim për një kohë të gjatë, propozimi i tyre ka dështuar”, thotë ai.

Zoti Kupchan thotë se përshkallëzimi i fundit ndodh në sfondin e luftës në Ukrainë dhe hapat drejt një zgjidhjeje mes dy palëve do ta bënin më pak tërheqës rolin e Rusisë në rajon.

“Mendoj se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme rajonit. Por gjëja e fundit që do të donin është një shpërthim i ri i dhunës në Evropën Jugore. Dhe kjo është një nga arsyet që mendoj se do të shohim një angazhim të ri në ditët në vijim”, thotë ai.

Lajçak shkruan për domosdoshmërinë e dialogut

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka bërë edhe një dedikim tjetër mbi zhvillimet e sotme në veri ku nga grupet terroriste serbe, mbeti i vrarë një polic kosovar.

Por, duke mos përmendur fare faktin se sulmi ndodhi nga grupet terroriste të palës serbe, Lajçak flet për domosdoshmërinë e dialogut parandalues të dhunës.

“Me t’u kthyer nga Nju Jorku këtë mëngjes, më takoi lajmi tronditës për një sulm ndaj policëve të Kosovës në veri të Kosovës. Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe është në kundërshtim me vetë parimet e paqes dhe bashkëpunimit. Zemra ime është për viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, nënvizuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në margjinat e nivelit të lartë, fola me drejtues dhe kolegë të shumtë nga e gjithë bota. Në një mënyrë apo tjetër, ne të gjithë theksuam rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit. Takova gjithashtu gjashtë presidentët nga Ballkani Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të OKB-së, për të diskutuar mbi dinamikat rajonale. HR/VP Borrell organizoi gjithashtu një drekë tradicionale të Ballkanit Perëndimor për të harmonizuar mesazhet tona për këtë javë në skenën globale.

Për të gjetur një rrugë përpara në rajon dhe në veçanti në Dialog, mbajta diskutime strategjike me partnerët tanë amerikanë. Këtë vit e vlerësova veçanërisht darkën me ish-kryetarët e Asamblesë së Përgjithshme dhe Presidentin aktual të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ishte e mrekullueshme të kthehesha në OKB, por pas një jave të “takimit të shpejtësisë globale” ishte koha për t’u kthyer në Bruksel”, ka shkruar ai.

Lajçak ka paralajmëruar se në ditët në vijim, do të fokusohet plotësisht në gjetjen e një rruge përpara, por pa dhënë më shumë detaje.

Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”

Grupi i personave të armatosur që sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, nuk është strukturë spontane, por e organizuar dhe e parapërgatitur mirë, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.

Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë në Prishtinë, vlerëson se “formacioni imiton grupin mercenar rus, Wagner”, ndërsa Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se ai nuk ka mundur të veprojë “pa dijen e autoriteteve të Serbisë”.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet thanë se rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit.

Sipas tyre, sulmuesit e armatosur, rreth 30 syresh, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.

Sipas Sveçlës, autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Çfarë thonë ekspertët e sigurisë?

Profesori Islami thotë për Radion Evropa e Lirë se grupi i armatosur, i cili sulmoi policinë në Banjskë, ishte një formacion i strukturuar dhe i përgatitur mirë.

Sipas tij, grupi nuk funksionoi si i izoluar dhe i vetorganizuar, por si një formacion me uniforma, me armatim specifik dhe i lidhur “me institucionet e sigurisë së Serbisë”.

“Uniformat e tilla i ngjajnë grupit [mercenar rus] Wagner. Duket se ky grup i strukturuar edhe ishte imitues i grupit Wagner”, thotë Islami duke iu referuar mercenarëve rusë që kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë dhe në zona të tjera konflikti.

“Armët e gjata, armët luftarake, të gjitha ato janë armë që përdoren në vijën e parë të frontit nga afërsia. Këto janë të mjaftueshme që të thuhet se ky grup terrorist, i lidhur me shtetin serb, ka kryer terrorizëm shtetëror në një territor të huaj”, thotë Islami.

Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se, bazuar nga mënyra se si u realizua sulmi në Banjskë, nuk mund të thuhet se formacioni kreu një akt spontan.

Sipas tij, ai veproi i orkestruar dhe me plan për ta destabilizuar pjesën veriore të Kosovës.

Një gjë e tillë, thotë ai, nuk ka mundur të ndodhë pa dijen e autoriteteve të Serbisë.

“Nëse flasim për mënyrën se si ata janë paraqitur, ajo tregon qartë se ata persona janë trajnuar, janë përgatitur, kanë marrë resurse mjaft të kushtueshme që të mund të operojnë. Mendoj se është e pamundshme që [autoritetet serbe] të mos i kenë informacionet. Tash, lind pyetja: A ka qenë drejtpërdrejt shteti serb i përfshirë në këtë strukturë apo kanë qenë elemente radikale të përziera? Kjo është vështirë të konfirmohet. Por, pasi që ka persona të arrestuar, atëherë informacionet se kush i ka shtyrë ata që të organizohen, do të gjenden”, shpreh bindjen Vrajolli.

Çfarë u tha në Prishtinë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se procesi i hetimeve do të ofrojë më shumë të dhëna se kush ishin personat e “formacionit profesionist” që sulmoi policinë, si hynë dhe kur hynë në Kosovë, si dhe kush janë urdhërdhënësit dhe dirigjuesit e sulmit.

“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se bëhet fjalë për “grup terrorist”.

Sipas tij, disa nga sulmuesit janë “pjesëtarë të Mbrojtjes Civile” - organizatë të cilën Qeveria e Kosovës e shpalli terroriste, në fund të qershorit.

Duke folur për Radio Televizionin e Kosovës, Sveçla tha se sulmi kundër Policisë së Kosovës është realizuar me mbështetjen e “shtetit të Serbisë” dhe drejtoi gishtin drejtpërdrejt kah presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Çfarë u tha në Beograd?

Vuçiq i hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve të Kosovës.

Duke folur në një adresim të drejtpërdrejtë televiziv, ai tha se serbë të Kosovës u rebeluan “duke mos dashur që ta durojnë më tej terrorin e Kurtit”.

Dy nga tre personat e vrarë nga grupi i sulmuesve, tha Vuçiq, janë nga Mitrovica e Veriut.

“Ne ende po kontrollojmë për t’u siguruar që nuk janë emra të rremë”, tha ai.

“Fajtori i vetëm për atë që ndodhi në Kosovë është Albin Kurti”, tha Vuçiq dhe shtoi se sulmuesit nuk kishin uniforma të ushtrisë apo policisë serbe.

Çfarë tha komuniteti ndërkombëtar?

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe tha se është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se i dënon ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara“ ndaj Policisë së Kosovës.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson edhe bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, tha se ka biseduar të dielën me udhëheqësit e të dyja vendeve.

Borrell, u tha në një komunikatë të zyrës së tij, bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.

Tensionet në veri

Pjesa veriore e Kosovës, përkatësisht komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

Popullata atje, e ndikuar nga Beogradi zyrtar dhe strukturat që funksionojnë nën udhëheqjen e tij, nuk u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës.

Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku

Dita e sotme në Kosovë është ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Bunjaku u vra të dielën në veri të vendit pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

Policia prezanton arsenalin e armëve të gjetura në Banjskë

Policia e Kosovës dhënë detaje rreth sulmeve në fshatin Banjskë.

Policia ka thënë se në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.

"Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë. Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh", thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se janl gjetur qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.

SHQIP
Viktimizohet Vuçiq, edhe këtë herë akuzon Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Albin Kurti është fajtori kryesor për ngjarjet e fundit në veri e se qëllim kryesor ka që ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n.

Vuçiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në Serbi, pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, ka thënë se nuk e arsyeton vrasjen e policit kosovar.

Mirëpo, sipas tij është e pafalshme vrasja e tre serbëve në Kosovë, të cilët janë “të mbushur” nga veprimet e Kurtit.

“Në të vërtetë do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do ta bëjmë vlerësimin e kësaj. Mbrëmë rreth orës 2 një grup i serbëve nga Kosova i kanë vendosur dy kamionë në Banjskë pastaj vjen Policia e Kosovës që tenton t’i largojë ato barrikada dhe pason konflikti, ku është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur”.

“Në 8:57 vendkalimet në Jarinjë e Bërnjak janë mbyllur dhe të shtënat kanë vazhduar. Ndonëse për këtë kemi folur çdo herë dhe çdo ditë kam tërhequr vërejtjen që kjo mund të ndodhë nga njerëzit në Kosovë, që nuk kanë dashur ta durojnë terrorin e Kurtit”, ka thënë ai.

“Që nga nëntori Kurti ka përdorur 62 herë policinë e Kosovës ndaj serbëve në veri. Ai është fajtori kryesor, që dëshiron ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n”, ka thënë Vuçiq.

“Tre serb të Kosovës janë vrarë, dy prej tyre me snajper, raportohet që edhe i katerti ka vdekur”, tha Vuçiq.

Ai tha se kanë inqizime se si qeshet policia e Kosovës se si nuk ndihmohen të plagosurit.

“Ata kanë përdorur snajper dhe kanë sulmuar edhe në shtëpi private”, tha  Vuçiq.

Ai madje u viktimizua, duke deklaruar se vrasja e policit shqiptar, nuk iu desh askujt.

”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është diçka që nuk iu desh askujt”.

SHQIP
Borrell telefonon Kurtin dhe Vuçiqin: Sulmuesit të dorëzohen, pelegrinët të lirohen

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me sulmet në Zveçan, ku humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gjatë këtyre bisedave telefonike, Borrell ka përsëritur thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt.

Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.

“Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist të sotëm kundër policëve të Policisë së Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell foli me kryeministrin Albin Kurti. Ai dënoi me shprehjet më të forta agresionin e sotëm”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe i uroi shërim të shpejtë policit të plagosur.

Borrell ka telefonuar gjithashtu edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet tutje në komunikatë.

“EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, po monitoron situatën në terren dhe është i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e tij dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s. Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën në terren është në kontakt të ngushtë me autoritetet”, thekson në komunikatë.

SHQIP
Sveçla: Aksioni vazhdon, kemi gjetur arsenal armësh në manastir

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e Zvecanit, me disa jemi ndeshur për herë të parë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se shumica e veturave që kanë ardhur janë nga Beogradi teksa ka theksuar se ndonëse hyrjet e terroristëve nga Serbia në Kosovë nuk janë të pamundshme, veprimtaria e tyre tashmë është duke u bërë e pamundshme.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka informata të ndryshme që i verifikon. Ky është një grup terrorist që ka marrë akte terroriste. Kemi një linjë kufitare me reliev të gjatë me Serbinë, hyrjet e terroristëve nuk janë të pamundshme, por veprimtaria e tyre  tashmë është duke u bërë e pamundshme”, ka vijuar Sveçla.

Sveçla, bëri të ditur se pas kësaj zyrtarët e Policisë së Kosovës falë profesionalizimit e vunë gjithë territorin nën kontroll.

“Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar. Pas kësaj përgjigjja e zyrtarëve policorë të Kosovës ishte e menjëhershme, profesionale për një kohë relativisht të shkurtër e vendosën gjithë këtë territor në kontroll, ajo u bë pas një numri të betejave, ku kishim edhe një zyrtar tjetër të lënduar lehtë. Me këtë rast ne kemi po ashtu gjashtë të arrestuar dy nga ta të plagosur me uniformë të armatusur dhe katër të tjetër me radiolidhje, dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedura e identifikimit”, u shpreh Sveçla.

SHQIP
Trajkoviq: A po pret Serbia të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?

Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kërkuar reagim nga Serbia për ngjarjet e sotme në veri pas vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri.

“A po pret Shteti i Serbisë dhe e tërë elita politike serbe (përfshirë edhe opozitën) që në Kosovë të nisë lufta për të reaguar? Deklarimi i presidentit vetëm në orën 20:00. Në çka po ju ngjason kjo? Kush punon në deeskalim dhe kërkon ndalje të të shtënave? Jozyrtarisht, disa sulmues janë vrarë”, shkroi Trajkoviq në X, ish-platforma Twitter.

Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kërkuar reagim nga Serbia për ngjarjet e sotme në veri pas vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri.

“A po pret Shteti i Serbisë dhe e tërë elita politike serbe (përfshirë edhe opozitën) që në Kosovë të nisë lufta për të reaguar? Deklarimi i presidentit vetëm në orën 20:00. Në çka po ju ngjason kjo? Kush punon në deeskalim dhe kërkon ndalje të të shtënave? Jozyrtarisht, disa sulmues janë vrarë”, shkroi Trajkoviq në X, ish-platforma Twitter.

SHQIP
Sveçla: Përpjekja për ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është zotuar se lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.

Ai ka thënë se Bunjaku sot ka rënë në krye të detyrës dhe në mbrojtje të sovranitetit integritetit territorial të vendit.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku”, ka shkruar  Sveçla në Facebook.

SHQIP
Deputeti gjerman: Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të nxjerrë këtë herë Vuçiqi

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, teksa ka komentuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka shprehur kureshtjen e tij se çfarë justifikimi ka për të nxjerrë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Roth ka thënë se dhuna brutale nuk mbaron kurrë.

“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi mund të nxjerrë presidenti Vuçiç këtë herë”, ka shkruar deputeti gjerman.

SHQIP
Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin

“Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë”.

Kështu shkroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, teksa thotë se në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, “jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”.

“Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, shtoi ajo.

SHQIP
Policia konfirmon vrasjen e tre sulmuesve

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në veri, arrestimin e një sulmuesi dhe katër të tjerëve të dyshuar.

Në një komunikatë për media, policia thonë se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

“Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

SHQIP
Gjermania dënon vrasjen, dërgon Sarrazin në Kosovë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për vrasjen e sotme të policit të Kosovës në pjesën veriore.

“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”.

“Manuel Sarrazin udhëton për në Kosovë sot”, ka shkruar ministria e Jashtme gjermane.

SHQIP
Von Cramon: Sulm i orkestruar e i papranueshëm

Eurodeputetja dhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka dënuar sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me popullin e Kosovës.

“Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë. Nevojitet de-përshkallëzimi i menjëhershëm duke përfshirë vendosjen dhe përforcimin e fuqishëm të KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

Sipas saj pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin.

“Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe dorëzohen pa vonesë të mëtejshme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës.  I shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian, familjes së policit të Kosovës të vrarë sot në detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, tha ajo.

SHQIP
Rashiq: Dy sulmues janë vrarë, një është i plagosur

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq ka thënë për mediat serbe se deri më tani janë vrarë dy sulmues dhe një tjetër është plagosur.

“Mëngjesin e sotëm policia u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve. Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti. Tani për tani është e qetë”, thotë Rashiq për mediumin Nova.

Ai thekson se KFOR-i është duke punuar në ndërmjetësim për momentin, në mënyrë që disi të qetësohet situata.

"Ajo diplomaci duhet t'i bindë ose t'i detyrojë njerëzit të dorëzohen sepse askush nuk është i interesuar për gjakderdhje të mëtejshme apo përkeqësim të situatës," vëren Rashiq.

Rashiq thekson se sulmuesit ndodhen brenda dhe rreth vetë manastirit.

“Një numër sulmuesish janë brenda vetë manastirit, ndërsa disa rreth vetë manastirit. Tani për tani askush nuk e di se kush janë sulmuesit, përveç se bëhet fjalë për një grup të armatosur mirë dhe të organizuar. Nga një burim nga MPB-ja kam dëgjuar se ata persona kanë pasur armë dhe mortaja. Ky armatim kërkon shumë logjistikë. Kjo është ajo që ne dimë tani për tani. Gjëja më e rëndësishme, siç më thonë Kurti dhe Svećlja, është se ne nuk jemi për përshkallëzimin e mëtejshëm, por për një zgjidhje paqësore të situatës”, thotë Rashiq.

SHQIP
Varhelyi: Dhuna duhet të ndalet menjëherë

Komisionari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi ka dënuar fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Ai ka porositur se dhuna duhet të ndalet menjëherë.

“Ne mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, porositi Varhelyi.

Komisionari evropian për zgjerim,  njëkohësisht ngushëlloi familjen e policit të vrarë ndërsa të plagosurëve iu dëshiroi shërim të shpejtë. 

SHQIP
Szunyog reagon për zhvillimet në veri

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka reaguar lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit ku u vra një polic e u plagos një tjetër, ndërkaq i vrarë mbeti edhe një nga sulmuesit.

Ai duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur sulmin të tmerrshëm duke shtuar se ai është organizuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës.

“Lexoni deklaratën e HR/VP @JosepBorrellF për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, ka shkruar ai.

SHQIP
Politikani serb: Vuçiq inkurajoi sulmin në veri

Politikani serb, Boban Bogdanoviç ka thënë se ka qenë e qartë për të gjithë se në veri të Kosovës do të ketë përshkallëzim të konfliktit.

Sipas tij, presidenti serb e kishte ngritur gatishmërinë luftarake në Rashkë për sic ka thënë ai të inkurajojë terroristët për sulme në Kosovë.

Bogdanoviç ka thënë tutje se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar disa muaj më parë.

SHQIP
Gërvalla i reagon Borrellit, reagimin e tij e quan cinik

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, i ka reaguar ashpër kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, për reagimin e tij për ngjarjet në veri.

Gërvalla ka thënë se reagimi i tij ishte i turpshëm, derisa pyeti anëtarët e BE-së “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm”.

Reagimi i plotë në X:

Zoti Borrell, vërtet?

Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”?

Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve?

A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?

Sa turp.

Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?

SHQIP
Reagime nga Maqedonia e Veriut pas zhvillimeve në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ka cilësuar si zhvillim të paramenduar e destabilizues dhe ka thënë se vepimet e tilla janë të papranueshme.

Sipas tij, sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës. Apeloj për kujdes dhe maturi, arrestim të menjërshëm të vrasësve, stabilizim të situatës, vendosmëri në rikthimin e rendit dhe ligjit dhe koordinim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Grubi.

Kurse, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës ku si pasojë mbeti i vrarë një polic.

“Dënoj fuqishëm vrasjen e policit në detyrê në veri të Republikës sê Kosovës. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të oficerit të vrarë me urimet më të mira për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ky akt dhune duhet të hetohet dhe të ndiqet tërësisht. Stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, ka shkruar në facebook ministri Osmani.

SHQIP
Reagon KFOR-i: Po monitorojmë situatën, policia ka përgjegjësi parësore

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka dënuar ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në reagim.

KFOR-i ka sqaruar edhe njëherë se Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.

KFOR-i ka thënë se vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t'iu përgjigjur nëse kërkohet.

SHQIP
Begaj dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës: Ndërkombëtarët të reagojnë me vendosmëri

Presidenti Bajram Begaj, ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Kreu i shtetit shqiptar i bën thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë me vendosmëri ndaj sulmit që cënon rëndë rendin e Kosovës.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.

Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.“-thuhet në reagimin e presidentit Begaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

SHQIP
Policia vret një sulmues të armatosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar.

Grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private,  përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së. Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, thuhet në njoftim.

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit”, thuhet tutje në njoftim.

SHQIP
Polici tregon momentin e sulmit në veri

Një nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ishte në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur sulmi në veri, ka shkruar për kolegun e ndjerë, Afrim Bunjakun.

Fahri Shala ka thënë se u sulmuan në mënyrë tinëzare nga grupet kriminale.

Postimi i plotë:

Sot në oret e para të mengjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale.

Kolegu ynë Rreshter Afrim Bunjaku ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një karakter të fortë dhe një përkushtim të paepur ndaj detyrës së tij. Ai punoi me përkushtim në detyrën zyrtare dhe solli një ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë dhe në jetën e të tjerëve.

Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm.

Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve.

Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim.

Le të kujtojmë dhe të nderojmë gjithmonë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në jetën tonë dhe në detyrën tonë zyrtare. Ai do të mungojë shumë dhe kujtimi i tij do të mbetet gjallë përjetësisht në zemrat tona.

Nuk mund te besoj se sot do te ishte ndarja dhe bisedat e fundit!

Me respekt dhe dhimbje të thella!

Reagon deputetja britanike: Pamjet shfaqin milici të pajisur mirë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri të Kosovës, duke thënë se është shqetësues sulmi i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.

Ajo tha se pamjet fillestare shfaqin personat e armatosur janë “milici e financuar dhe e pajisur mirë, duke përfshirë edhe automjete të blinduara”.

“Përgjegjësia duhet të mbahet dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”, tha Kearns.

Kearns i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë në krye të detyrës.

Petkoviq anulon konferencën, Vuciq do flas pasdite

Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se konferenca për media e drejtorit të zyrës, Petar Petkoviq, e cila ishte caktuar për në orën 14:00, nuk do të mbahet.

Mediat në serbi, kanë njoftuar se pasdite do t'u drejtohet mediave presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, siç theksohet, do të "zhbënjë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë".

SHQIP
Lajçak: Autorët duhet të dalin para drejtësisë

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dënoi ashpër, sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës.

"Dhuna në çdo formë është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t'i kthehen menjëherë dialogut", tha Lajçak në rrjetin social X.

SHQIP
Sveçla: Terroristët janë të rrethuar nga njësitë policore

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vrasjen e një polici në Veri të Kosovës, teksa ka thënë se sulmet po vazhdojnë kohë pas kohe nga pozicione të ndryshme.

Po ashtu, Sveçla ka thënë se një numër i sulmuesve janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren.

Ai ka thënë se të tillët janë rrethuar nga Policia e Kosovës dhe e kanë kohën e fundit që të dorëzohen.

Ministri Xhelal Seveçla ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme. Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth”, ka thënë Sveçla.

Tutje ka thënë ai se njësitë policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë.

“Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen”, ka shkruar Ministri Sveçla.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë tyre”, ka përfunduar ai.

Reagon Borrell: Janë në rrezik shumë njerëz në manastir

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagim.

Borrell ka thënë se EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”.

SHQIP
Rama kërkon konferencë të jashtëzakonshme për paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për sulmin në Kosovë.

Rama deklaroi se kriminelët, autorët e ngjarjes, duhet të dalin para drejtësisë.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, ka shkruar Rama.

Tutje ka thënë Rama se komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

“Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, përfundon Rama.

Kurti: 30 persona të armatosur rëndë, ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas sulmeve me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, ku një polic u vra, një mbeti i plagosur dhe një tjetër mbeti i lënduar.

Kryeministri Kurti e quajti ditë të rëndë, ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Sulmet janë duke vazhduar, kjo është ditë e rëndë. Ftoj qytetarët ta ruajnë qetësinë”, tha Kurti para mediave.

“Krimet të mbështetura dhe të organizuara nga Serbia po e sulmojnë shtetin tonë. Ne mbrojmë ligjshmërinë, mbrojmë qytetarët dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë. Qeveria është e gatshme për të iu përgjigjur krimeve dhe kriminelëve. Qëndrojmë pranë familjeve të policëve. Ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi. Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

Kryeministri Kurti ka thënë se në Banjskë të Zveçanit, gjenden së paku 30 persona të armatosur rëndë. Në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kurti ka kërkuar që sulmuesit të dorëzohen te organet e sigurisë.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun e e kanë plagosur Alban Rashitin”, ka thënë ai.

Duke demonstruar me fotografi, Kurti ka thënë se njerëz të armatosur rëndë me pajisje ushtarake, me maska, janë rrotull Manastirit në Banjskë.

“Organet e sigurisë dhe prokuroria do të zhvillojnë hetimet për t’i kuptuar këto uniforma të cilat siç shihet përveç xhipave, kanë edhe një autoblindë aty. E vëreni se ka një gjoksore që është tipike për uniformën dhe pajisjet në vendluftime. Është paraqitur një formacion i organizuar që ka ardhur të luftojë në Kosovë”, është shprehur ai.

Kurti ka theksuar se vrasja e policit Bunjaku duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale që e cenojnë sigurinë e rendin kushtetues.

“Sulmet e grupeve të armatosura me armë të të gjitha llojeve afër lokacionit ku është vrarë polici ynë po vazhdojnë akoma. E dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare e logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjshmërinë, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të kapen, gjykohen dhe dënohen. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit, kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, ka thënë Kurti.

Kurse, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka thënë se në sulmin në veri deri më tash është një rreshter policor i vrarë, ndërsa janë edhe dy të lënduar. Njëri nga arma e zjarrit. 

Ai në konferencë për media me kryeministrin Kurti, ka thënë se nuk ka informata nëse ka ndonjë viktimë nga grupi që ka sulmuar Policinë e Kosovës. 

“Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë”, ka thënë Hoti.

Dioqeza Rashkë-Prizren: Persona të armatosur po lëvizin në oborrin e Manastirit të Banjskës

Dioqeza Rashkë-Prizren ka thënë se persona të maskuar të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, ndërsa po dëgjohen herë pas here edhe të shtëna armësh.

Dioqeza ka dënuar ashpër sulmin në mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u lëndua polici Alban Rashiti.

Dioqeza ka thënë se brenda Manastirit të Banjskës janë mbyllur një grup besimtarësh nga Novi Sadi dhe igumeni Danilo. Po ashtu gjendet edhe “vëllazëria e Manastirit”.

“Ky është incident i rëndë me implikime potencialisht të gjëra. Prandaj, është e domosdoshme të merren gjitha veprimet e nevojshme për ta ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllime më të thella familjes së policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve. Dioqeza është thellësisht e shqetësuar, pasi sipas raportimeve, një grup i armatosur i maskuar depërtoi brenda portave të Manastirit, duke përdorur një automjet të blinduar. Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sadi, përfshirë edhe igumenin Danilo, si dhe vëllazërinë e Manastirit, janë brenda. Për siguri, ata u mbyllën në konvikt, si dhe tempulli i Manastirit është mbyllur po ashtu. Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë”, thuhet në reagimin e Dioqezës.

Abdixhiku: Kosovës i duhen miq e aleatë që të kapërcehet secila sfidë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri të vendit.

Ai ka thënë se sulmi terrorist ndaj Policisës së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë të sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Në këto momente të vështira sipas tij, Kosovës i duhen miq e aleatë dhe me ta bashkë, do të kapërcehet secila sfidë.

Schneebergeri i reagon Borrellit e Lajçakut: Kështu ndodh kur kundër krimit e quani provokim

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar për vrasjen e policit në veri dhe ka akuzuar shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak për njëanshmëri në përkhrahje të Serbisë.

Ajo madje tha se kjo ndodh kur “luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon”.

“Kështu ndodh kur e qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon. Josep Borrel, Mirsolav Lajçak”, shkroi Schneeberger në platformën “X”.

Këshilltarja e BE-së theksoi se tani është koha për ta mbrojtur popullin e Kosovës e jo një autokrat, duke aluduar në Vuçiqin, i cili sipas saj po “bën lojëra të rrezikshme”.

SHBA-ja dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara “ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri.

“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Duke e komentuar vrasjen në veri, ai ka thënë se kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjejgës dhe të përballen me drejtësinë.

Hovenier, ka thënë edhe se e vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës, misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vdekur, ndërsa shërim të shpejtë dy të plagosurve.

Kurti viziton policin e plagosur, tregon gjendjen e tij

Kryeministri Kurti ka vizituar policin e plagosur.

Ai ka bërë të ditur se operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes.

“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit, e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, ka njoftuar Kurti.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se paradite do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

SHQIP
Kusari thirrje mediave: Respektoni privatësinë e familjarëve

Juristja e mediave, Flutura Kusari, u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që të respektojnë privatësinë e familjes gjatë raportimeve për policinq që mbeti i vrarë në veri të vendit.

“Mos shkoni me gjurmu foto në profil të tij në media sociale e me çitë foto kishe me na shti në gjynah. Mos iu ngjitni gruas së tij dhe familjarëve të tjerë duke i detyru me japë intervista dhe mos publikoni foto e video nga varrimi edhe nëse merr pjesë KM e zyrtarë të tjerë”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka thënë se ky është minimumi që mund ta bëjnë mediat duke respektuar figurën dhe kontributin e dhënë nga polici hero.

Krasniqi: Përshkallëzimi i situatës në veri i konvenon vetëm Serbisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i tronditur për vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në Banjskë të Leposaviqit, sot në orët e para të mëngjesit.

Krasniqi ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur i ka uruar shërim të shpejtë.

“Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë. Ftoj të gjithë që ta dënojnë fuqishëm këtë sulm kriminal kundër Policisë së Kosovës, që është sulm direkt kundër shtetit të Kosovës. Kërkoj nga organet përgjegjëse që hetimet e plota të bëhen sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë për të marrë dënimet meritore”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka apeluar te qytetarët për vigjilencë e vetëpërmbajtje, sepse sipas tij, përshkallëzimi i situatës në veri i konvenon vetëm Serbisë dhe bandave kriminale nën kontrollin e saj, derisa ka ftuar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që të dënojnë qartë sulmin dhe t’i kërkojnë Serbisë urgjentisht ndalimin e ndërhyrjeve në territorin e Kosovës dhe provokimit të mëtejmë të situatës.

SHSKUK: Tre policë të plagosur po trajtohen në spital

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se të lënduar nga sulmi në Banjskë të Leposaviqit janë tre policë.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sulmi në veri, mbyllet njëra pikë kufitare

Është mbyllur pika kufitare në Bërnjak pas vrasjes së një polici e plagosjes së një tjetri në Banjskë të Leposaviqit, sot në orët e para të mëngjesit.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare në Bërnjak është mbyllur, ndërsa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e hapur.

Konjufca fton institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër i plagosur.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka kërkuar që ky sulm të dënohet nga BE dhe ShBA.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë”.

Konjufca ka kërkuar që autorët e këtij krimi të sillen para drejtësisë, dhe ka ftuar institucionet e drejtësisë “të veprojnë menjëherë”.

Reagon Haradinaj: Ky është sulm terrorist

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vrasjen e policit të Kosovës dhe plagosjes së një tjetri në fshatin Banjskë të Leposaviqit sot në orët e para të mëngjesit.

Haradinaj është shprehur i tronditur lidhur me rastin.

“Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka ftuar organet e rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR-in dhe aleatët ndërkombëtarë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme “për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti”

Reagon kryeministri: Sulmuesit janë profesionistë

Kryeministri Albin Kurti, ka dënuar vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në fshatin Banjska të Leposaviqit.

“I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda. Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur”, ka shkruar Kurti.

Osmani ndërpret vizitën në SHBA: Grupet kriminale po sfidojnë Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, “e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës.

“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”.

Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë do ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë.

Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur nga Serbia po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë.

Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës.

Policia jep detaje për sulmin ku u vra një pjesëtar i saj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin e armatosur ndaj tyre, ku për pasojë një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar. Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveçan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.