22 persona –përfshirë një fëmijë 12 vjeçar – janë lënduar nga sulmi i ushtrisë ruse në Chortkiv të Ukrainës.
Sulmi po ashtu ka shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak, ka njoftuar guvernatori i rajonit të Ternopilit, Volodymyr Trush, raporton BBC.
Trush tha se katër raketa kishin goditur qytetin mbrëmë, duke dëmtuar katër ndërtesa banimi.
“Nuk kemi viktima, por 22 persona u dërguan në spital me lëndime, duke përfshirë një fëmijë 12-vjeçar”, tha Trush në një konferencë në internet.
Ai shtoi se raketat janë lëshuar nga një anije luftarake në Detin e Zi.
Tani, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se shkatërroi një “depo të madhe të sistemeve raketore antitank, sistemeve portative të mbrojtjes ajrore dhe predhave të ofruara për regjimin e Kievit nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane” gjatë sulmit.
Përndryshe, lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e saj të 109-të, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.
Lajmet nga dita e 108-të e luftës mund t’i lexoni duke klikuar këtu./Shqip.com

22 persona –përfshirë një fëmijë 12 vjeçar – janë lënduar nga sulmi i ushtrisë ruse në Chortkiv të Ukrainës.
Sulmi po ashtu ka shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak, ka njoftuar guvernatori i rajonit të Ternopilit, Volodymyr Trush, raporton BBC.
Trush tha se katër raketa kishin goditur qytetin mbrëmë, duke dëmtuar katër ndërtesa banimi.
“Nuk kemi viktima, por 22 persona u dërguan në spital me lëndime, duke përfshirë një fëmijë 12-vjeçar”, tha Trush në një konferencë në internet.
Ai shtoi se raketat janë lëshuar nga një anije luftarake në Detin e Zi.
Tani, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se shkatërroi një "depo të madhe të sistemeve raketore antitank, sistemeve portative të mbrojtjes ajrore dhe predhave të ofruara për regjimin e Kievit nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane" gjatë sulmit.
Përndryshe, lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e saj të 109-të, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti./Shqip.com

Ushtria ruse ka shkatërruar një urë të dytë që lidh qytetet fqinje Severodonetsk dhe Lysychansk dhe po bombardon të tretën, tha Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk.
Rusët shkatërruan urën e Pavlogradit midis Severodonetsk dhe Lysychansk në rajonin Luhansk të Ukrainës më 22 maj, raporton BBC.
Haidai tha se situata në Severodonetsk është jashtëzakonisht e vështirë dhe dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, por ai shtoi se deri më tani trupat ruse nuk kanë qenë në gjendje të marrin qytetin.
“Ata duan të shkëputin plotësisht Severodonetsk nga mundësia për të nxjerrë njerëz ose për të sjellë municion dhe përforcime atje,” tha Haidai.
Ai shtoi se Rusia do të përdorë të gjitha rezervat e saj sot ose nesër për të kapur Severodonetsk dhe thotë se ata mund të avancojnë në drejtime të tjera për të shkëputur plotësisht qytetin duke marrë nën kontroll autostradën Lysychansk-Bakhmut.
Përndryshe, Rusia ka shtuar se tepërmi ofanzivën e saj në këto dy qytete përgjatë javëve të fundit, teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në sot në ditën e saj të 109-të, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.

Rusia po vazhdon ofenzivën e saj në lindjen e shtetit ukrainas dhe tashmë ka në kontroll pika kyçe të regjionit.
Granatimet ruse kanë shkaktuar një zjarr të madh në një fabrikë kimike në qytetin kyç lindor të Severodonetsk, ku luftimet “pa ndalur” janë ndezur, tha guvernatori i rajonit.
Serhiy Haidai i tha televizionit ukrainas se zjarri i së shtunës filloi pas një rrjedhjeje dhjetëra tonësh nafte nga radiatorët e dëmtuar në uzinën Azot, raporton BBC.
“Uzina kimike Azot ka qenë nën granatime të rënda për orë të tëra”, tha Haidai.
Ai nuk tha nëse ka viktima dhe nëse zjarri është shuar.
Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 800 civilë janë fshehur në strehimoret nëntokësore të bombave në uzinën e Azot.
Duke përshkruar situatën aktuale në Severodonetsk, Haidai tha se ishte “e vështirë, por nën kontroll”.
Përndryshe, qyteti në fjalë është që disa javë shënjestër e ushtrisë ruse, teksa lufta në Ukrainë ka filluar të përshkallëzohet – kur janë mbushur 109-të ditë që prej se pushtimi nisi më 24 shkurt të këtij viti./Shqip.com

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtrisë së tyre po i mbarojnë municionet ndërsa ajo përfshihet në beteja intensive artilerie me forcat ruse
Vitaly Kim, guvernatori i rajonit të Mykolaiv-it në vijën e frontit jugor, u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që të shpejtojnë shpërndarjen e armëve dhe municioneve me rreze të gjatë për të ndihmuar Ukrainën të kundërpërgjigjet.
Luftimet intensive në rrugë janë duke vazhduar në qytetin kyç lindor të Severodonetsk dhe të dyja palët ukrainase dhe ruse ka të ngjarë të kenë një numër të madh viktimash, thotë ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se një vendim do të merret “deri në fund të javës së ardhshme” nëse Ukrainës do t’i jepet statusi i kandidatit për t’u bashkuar me BE – një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e gjatë për t’u bashkuar me bllokun, raporton BBC.
Ukraina po bën gjithçka që është e mundur për të shpëtuar tre shtetas të huaj të cilët u dënuan me vdekje nga një gjykatë ruse për shkak se luftuan për Ukrainën, tha një ligjvënës në komisionin parlamentar të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës.
Autoritetet pushtuese ruse në Ukrainën jugore thonë se kanë filluar të shpërndajnë pasaporta ruse për vendasit në dy qytete – Kherson dhe Melitopol – pasi Ukraina dënon krijimin e qytetarëve rusë në territorin e saj si “rusifikim”.