Ky episod i “Shënjestrës” tregon për konfliktin e thellë të interesit, i cili përkundër se i kundërligjshëm, kalon pa u vërejtur, i Selman Hotit.
Hoti është anëtar i Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë dhe në të njëjtën kohë pronar i kompanisë “Electra” ZRRE kontrollon punën e nënkontraktorëve të KEDS-it dhe “Electra” është një nga ta.
Hoti në njërën anë merr punë nga KEDS-i e në anën tjetër përmes ndikimit të tij si anëtar bordi në ZRRE konstaton se punët janë kryer mirë, kështu kompania merr punë prapë. Por, kjo nuk është e tëra. E gjithë historia e Selman Hotit në funksionet e tij publike është me shumë dritëhije.