Noterja vërteton tjetërsimin e pronës në vlerë të 250 mijë euro

Shqip.com sjell hulumtimin e tjetërsimit të pronës private në vlerë 250 mijë euro në Prishtinë. Deri më 15 shkurt 2022, një lokal në lagjen Ulpiana ishte bashkëpronësi e Bekim Malokut dhe Krenar Alidemës. Por, me këtë datë këtij të fundit iu largua e drejta për të qenë pronar, duke e kaluar pjesën e tij në emër të një personi tjetër, Agim Spahiut. Këtë e mundësoi noterja Valbona Murtezi Bytyqi, e cila lejoi kalimin e pronësisë pa nënshkrimin e Alidemës. Pronarët e vjetër të cilët kishin nënshkruar dokumentin thonë se u vunë në lajthitje. Tash, pas kallëzimit penal të bërë nga Alidema, rasti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit.