“Nafta për Zyrën Ndërlidhëse Greke”- veç maja e Ajsbergut

Emisioni n ‘Shënjestër fillon sezonin e dytë duke sjellë pasqyrën e plotë të keqpërdorimit më të madh të naftës në vend. Se si tri kompani të karburanteve në bashkëpunim, që nga viti 2018 arritën t’u shmangeshin taksave doganore duke importuar naftë në emër të Zyrës ndërlidhëse greke, pavarësisht se nuk u dorëzohej asnjëherë. Kontratat ishin nënshkruar në zyrat e tyre me ndërmjetësues “Nazin”, i cili edhe në të kaluarën kishte falsifikuar dokumente. Ambasadorja greke mohon rreptësishtë të jetë nënshkrimi i saj në marrëveshjen e prezantuar. Për vetëm dy persona rezulton të jenë importuar mbi një milion litra naftë – më shumë sesa për ambasadat që kanë qindra punëtorë. Por, në fund Zyra greke del të jetë veç një rast.