Miliona euro për serbët pa dalë në punë, faj i vetë ministrive

Po bëhen shtatë vjet që kur Kosova ka punësuar nëpër ministri punëtorë nga komuniteti serb. Por, që nga ajo koha asnjë nga ta nuk del në punë, e për këtë buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 6 milionë euro. Për këtë ekipi i emisionit n ‘Shënjestër ka biseduar me ta për t’i parë arsyet e mos daljes në punë. Në fund, faji del të jetë krejt institucional, të cilët pavarësisht se i din problemet nuk ndërmarrim hapa për zgjidhjen e tyre. Përgjegjësit e tyre, nuk japin arsye për mungesën e reagimit.
Megjithatë, problem për institucionet që po shprehin vullnet t’i angazhojnë po ju del të jetë kualifikimi i tyre arsimor.