Limak sërish mbi shtetin

Institucionet sërish po sfidohen nga kompania Limak. Kompania po investon në zgjerimin e Taxiway, rrugë që lidh pistën me vend parkimin e aeroplanëve.

Kjo po bëhet në kundërshtim me kontratën dhe pa mbikëqyrjen e ekspertit të pavarur që do duhej të angazhohej nga Departamenti për Partneriteti Publiko Privat. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, kishte sinjalizuar rastin, por personi gjegjës, drejtori i PPP-së, Arton Ahmeti, hedh përgjegjësinë tek çdo institucion tjetër, përveç vetvetes.