Intervistë / Isak Shema: Historian i letërsisë shqipe

Isak Shema është një protagonist shumë i rëndësishëm i arsimit shqiptar në Kosovë. Studimet e historisë të letërsisë shqipe e përbëjnë substancën e librave të tij. Nuk janë të pakta libra studimorë, ato skalitin profilin e tij krijues. Qindra faqe studime për autorë emblematikë të letërsisë shqipe, me dhjetëra manifestime kulturore, tribuna e sesione shkencore, ku është dëgjuar fjala e tij, kanë lënë përshtypje shumëdimensionale brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas vlerësimit kritikë, Isak Shema është studiues, historian i letërsisë, që dëshirohet të lexohet me kujdes të veçantë, dhe i ka kontribuar në mënyrë të veçantë kulturës së leximit në përgjithësi në botën shqiptare. Në shenjë të 83 vjetorit të lindjes, mediumi Shqip.com i ka marrë një intervistë studiuesit Isak Shema, ku ka rrëfyer për rrugëtimin e gjatë krijuese e mësimdhënës, për bibliografinë profesionale e shkencore, për imazhin e Kosovës në veprat e Kadaresë e shumë çështje të tjera…