Biden do të bisedojë me presidentin polak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sipas një deklarate të lëshuar së fundit nga Shtëpia e Bardhë, do të flas me homologun e tij polak, Andrzej Duda, për zhvillimet e fundit në Varshavë. Zyrtarët polakë thanë të martën se dy persona vdiqën pas një shpërthimi në distriktin Hrubieszów, në Poloninë lindore, shkruan … Continued

Kurti dënon sulmin, bën thirrje për hetime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas rënies së dy raketave ruse në Poloni. Ai ka ngushëlluar popullin polak për humbjen e jetës së dy qytetarëve nga ky sulm. Ai ka dënuar krimet e Rusisë duke bërë thirrje për një hetim të plotë të sulmit.

Kryeministri holandez thekson nevojën të dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka postuar një mesazh në Twitter, duke thënë se “është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht”. Presidenti francez Emmanuel Macron thotë gjithashtu se është në kontakt me Poloninë dhe parashikon bisedime në G20 nesër për incidentin. Kryetari i samitit të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, … Continued

Polonia në gatishmëri ushtarake

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller, ka njoftuar se vendi po rrit gatishmërinë e njësive të saj ushtarake. Ai ka shtuar se Polonia po shqyrton veprimet nëse është e nevojshme të aktivizojë Nenin e Katërt të NATO-s.

Stoltenberg: Po presim që faktet të vërtetohen

Rusia ka sulmuar Poloninë gjatë mbrëmjes, duke lënë dy të vdekur. Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në mesin e fuqive botërore, për faktin se u sulmua një vend anëtar i NATO-s. I fundit që ka reaguar, e jo për nga rëndësia, është sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai ka shkruar se ka … Continued

Shefja e diplomacisë gjermane: Po e monitorojmë situatën nga afër

Rreth sulmeve ruse në Poloni, ku mbetën të vdekur dy persona, ka reaguar shefja e diplomacisë gjermane. Annalena Baerbock, ka reaguar duke i dhënë mbështetje Polonisë. Në një reagim të shkurtër, ajo ka thënë se Gjermania po e monitoron situatën nga afër. Tutje, Baerbock ka shkruar se si shtet janë në kontakt me miqtë polakë … Continued

Çekia miraton mocionin ku Rusia përshkruhet si “terroriste”

Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan administratën aktuale ruse si “terroriste”. Mocioni veçoi sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë. Gjatë votimit, 129 nga 156 deputetë të pranishëm në dhomën me 200 vende miratuan mocionin, që do të thotë se disa dhjetëra deputetë të opozitës ka të … Continued

NATO reagon pas sulmeve ruse në Poloni

NATO-ja ka reaguar për herë të parë që kur kanë nisur raportimet se raketat ruse kanë prekur territorin polak që është vend anëtar i kësaj aleance, duke lënë të vdekur dy persona. I pyetur në lidhje me zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: “Ne po shqyrtojmë këto … Continued

Zelensky paralajmëron përshkallëzim të sulmeve ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në lidhje me sulmin me raketa nga Rusia që shkaktuan vdekjen e dy qytetarëve polak. “Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë shtetërorë dhe do të ishte çështje kohe para se terrori rus të shkojë më tej”, ka thënë Zelensky. Ai shtoi se sulmi në territorin e NATO-s është një … Continued

Rusia mohon sulmin ndaj Polonisë

Rusia ka reaguar pas lajmeve për hedhjen e raketave në Poloni. Ministria ruse e mbrojtjes i ka cilësuar si provokime të qëllimshme. Moska pretendoi se deklaratat në mediat polake janë një provokim i qëllimshëm me qëllim të përshkallëzimit të situatës. “Asnjë sulm kundër objektivave pranë kufirit ukrainas-polake nuk është kryer nga armët ruse”, ka thënë … Continued