Britania i jep mbështetje Polonisë

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Madhe ka thënë se Londra është në komunikim të ngushtë me të gjithë aleatët. “Ne jemi duke i hetuar këto raporte dhe jemi duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët”, i tha CNN-it një zëdhënës. Moska lëshoi ​​një numër të madh raketash në Ukrainë të mërkurën, duke lënë … Continued

Sekretari amerikan i mbrojtjes: Do ta telefonoj homologun polak

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, pritet të flasë me homologun polak. Lajmi është bërë i ditur nga disa burime ushtarake për mediat e ndryshme amerikane. Telefonata vjen pas raportimeve se dy raketa ranë mbi një fermë në një fshat të Polonisë, duke vrarë dy persona.

Qeveria polake thotë se është në “kaos informativ”

Një burim i lartë në zyrën e kryeministrit polak, ka thënë për BBC-në, se për momentin është një kaot informativ. Burimi tutje është shprehur se nuk ka siguri dhe nuk mund të konfirmoj asgjë. Kujtojmë se në mbrëmjën e sotme, Polonia është sulmuar nga dy raketa ruse, me që rast kanë vdekur dy persona.

Kryeministri Orban mbledh Këshillin e Mbrojtjes

Qeveria e Hungarisë ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes, pas zhvillimeve të fundit në Poloni. Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs, u ka thënë mediave se mbledhja është ftuar nga kryeministri Viktor Orban. Mediat raportojnë se pas sulmit në një fshat në Poloni, është pezulluar përkohësisht, furnizimi me naftë ruse në Hungari nëpërmjet … Continued

Pentagoni: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Sekretari i Shtypit i Departamentit të Mbrojtjes, gjenerali Patrick S Ryder, u ka thënë mediave se Pentagoni është në dijeni të sulmeve ruse mbi Poloninë. “Ne jemi në dijeni të raporteve të shtypit. Ne nuk kemi asnjë informacion për momentin për të vërtetuar ato raporte, por përsëri, po i marrim seriozisht dhe po i shqyrtojmë … Continued

Letonia i reagon Rusisë: Raketat ruse janë pjesë e regjimit kriminal

Ka reaguar edhe Letonia, përmes ministrit të Mbrojtjes, Artis Pabriks, rreth sulmeve ruse mbi Poloninë. Ai ka shkruar se raketat nuk synuan vetëm civilët ukrainas, por edhe territorin e NATO-s. “Regjimi kriminal rus lëshoi raketa që synojnë jo vetëm civilët ukrainas, por edhe zbarkuan në territorin e NATO-s në Poloni”, ka shkruar ai. Tutje, ai … Continued

Reagon Estonia: Jemi të gatshëm të mbrojmë territorin e NATO-s

Qeveria e Estonisë ka reaguar pas lajmeve të fundit për raketat ruse që thuhet se e kanë goditur shtetin e Polonisë, të martën në mbrëmje. Si pasojë e raketave ruse, raportohet për dy të vdekur. Tutje, në reagimin e Qeverisë së Estonisë thuhet se NATO është duke zhvilluar konsultime të ngushta pas ngjarjeve të fundit. … Continued

Presidenti i Polonisë e mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Mateusz Morawiecki ka mbledhur urgjentisht Komitetin e Këshillit të Ministrave për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen. Arsyet e takimit urgjent nuk janë specifikuar, por mund të ketë lidhje me sulmin e sotëm masiv me raketa të Rusisë ndaj qyteteve të Ukrainës. Është e paqartë nëse këto raketa ishin pjesë e së njëjtës valë, por është … Continued