Presidenti i Polonisë e quan “incident fatkeq” rënien e raketës ruse në vendin e tij

Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë se nuk ka “asnjë indikacion” se raketa që ra në Poloni të martën ishte një “sulm i qëllimshëm” ndaj vendit. “Nuk ka asnjë tregues se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Me shumë mundësi, ishte një raketë S-300 e prodhuar nga Rusia. Ne nuk kemi asnjë provë … Continued

Zelensky: Rusia s’ka interesim për të përfunduar luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse me raketa, që goditën të martën disa qytete të Ukrainës, tregojnë se Moska “nuk ka interesim për të përfunduar luftën”. Zelensky tha se ushtria ruse lëshoi 90 raketa, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë, si dhe bizneset dhe ndërtesat e banimit. “Kjo është përgjigjja e Rusisë ndaj … Continued

Ish-presidenti rus: Perëndimi po i afrohet “luftës botërore”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se rënia e një rakete brenda kufirit të Polonisë tregon se Perëndimi po i afrohet një lufte botërore. “Incidenti me ‘goditjen me raketa’ të supozuar nga Ukraina në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: Duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi i afrohet luftës botërore”, shkroi Medvedev. Rusia … Continued

Sot mblidhet NATO, diskutohet për ngjarjet në Poloni

NATO do të mbajë një takim urgjent me kërkesë të Polonisë, e cila thirri Nenin 4 të traktatit të NATO-s, pasi dy persona vdiqën në një shpërthim në Przewodoë, një fshat në lindje të Polonisë,  pranë kufirit me Ukrainën. Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha se në lindje të Polonisë kanë rënë dy … Continued

Erdogan thotë se “respekton” mohimet e Rusisë për incidentin me raketa në Poloni

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se ai respekton mohimin e përfshirjes së Rusisë në një shpërthim vdekjeprurës në Poloni, por shtoi se incidenti duhet të hetohet. Dy persona u vranë të martën kur ajo që autoritetet polake thanë se ishte një “raketë e prodhuar nga Rusia” u ul pranë fshatit Przewodoë, rreth 4 … Continued

Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia

Joe Biden ka thënë se raketa që ra në Poloni, duke vrarë dy persona, nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia për shkak të trajektores së saj. Presidenti amerikan po fliste në takimin e G20 në Bali, Indonezi, pasi thirri një takim urgjent të liderëve perëndimorë për të diskutuar shpërthimin në territorin e NATO-s … Continued

Liderët botërorë dënojnë sulmet nga raketat ruse në drejtim të Ukrainës dhe Polonisë

Sot, liderët e Kanadasë, Këshillit Evropian, Komisionit Evropian, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara u takuan në margjinat e Samitit të G20 në Bali. Përmes një deklarate të përbashkët, të gjithë liderët kanë dënuar sulmet nga raketat ruse në drejtim të infrastrukturës civile të Ukrainës. “Ne dënojmë sulmet … Continued

NATO cakton mbledhje urgjente, Polonia aktivizon Nenin 4

NATO do të mbajë një takim urgjent me kërkesë të Polonisë, e cila thirri Nenin 4 të traktatit të NATO-s, pasi dy persona vdiqën në një shpërthim në Przewodow, një fshat në lindje të Polonisë,  pranë kufirit me Ukrainën, raporton Reuters. Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha se në lindje të Polonisë kanë rënë … Continued

Borrell: Jemi në kontakt me partnerët

Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se janë në kontakt me partnerët pas shpërthimi në Poloni, që la të vdekur dy persona. “BE shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjet e viktimave”, ka shkruar në një postim në Twitter, Josep Borrell. Tutje, ai ka shkruar se, dhjetëra raketa shenjëstruan Ukrainën sot. “Solidaritet … Continued

Osmani: Bota demokratike mbetet unike krahas luftës brutale të Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me sulmet ruse me raketa në territorin e Polonisë. Ajo ka shkruar se shteti i Kosovës qëndron në solidaritet me aleatët polakë dhe të NATO-s. “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim … Continued