Lufta në Ukrainë do të ketë “ndikim të rëndë në ekonominë globale”, paralajmëron FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të shtunën se do të sjellë kërkesën e Ukrainës për 1.4 miliardë dollarë financim emergjent në bordin e tij ekzekutiv që në fillim të javës së ardhshme, shkruan CNN. Vendet me lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë janë gjithashtu në rrezik për mungesa dhe ndërprerje të furnizimit, shtoi FMN. Ajo është në bisedime … Continued

Sot nis raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë sot raundin e tretë të bisedimeve. Kështu ka bërë të ditur negociatori ukrainas David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. “Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën,” tha Arakhamia pa dhënë detaje shtesë, raporton CNN. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS kishte … Continued

“Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e ukrainasve në lajme” – thotë Ministria e Mbrojtjes së Britanisë

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të hënën se inteligjenca sugjeron se Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet e pavarura, shkruan CNN. “Rusia ndoshta po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, tha ministria në një deklaratë të … Continued

Anëtarët e Kongresit i bëjnë thirrje administratës së Biden – që të lehtësojë transferimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

Michael McCaul, një republikan dhe anëtar i rangut të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve bëri thirrje të dielën për transferimin e avionëve luftarakë në Poloni pas një lutjeje nga presidenti ukrainas Zelensky për vendet perëndimore që të dërgojnë avionë luftarakë në vendin e tij, shkruan CNN. “Unë i kërkova fuqishëm Sekretarit të … Continued

Zelanda e Re do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë

Qeveria e Zelandës së Re po punon për të miratuar një projekt-ligj që do t’i lejojë vendit të sanksionojë më tej Rusinë – në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, njoftoi kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë shtypi të hënën, shkruan CNN. Çfarë është në projekt-ligj: Projektligji do të lejojë qeverinë të synojë individë, kompani, shërbime … Continued

Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës, shkruan CNN. … Continued