Arrestohet edhe një sulmues i gazetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se policia ka arritur të arrestoj në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri. Fjala është për serbin Dalibor Spasic. “Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të … Continued

Sulmet ndaj gazetarëve, Ambasadori Rohde: Pse s’po reagon Lista Srpska

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve brutale të djeshme ndaj gazetarëve nga bandat në Leposaviq.  Ai tha se këto pamje që erdhën nga atje ishin tronditëse, duke pyetur se ku duhet të përfundojë kjo. Rohde ka kritikuar për mosreagim nga Lista Srpska për dhunën ndaj gazetarëve, për të cilën tha se duhet ta … Continued

KFOR-i dënon ashpër dhunën ndaj gazetarëve në Veri

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR i ka dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Në reagimin e KFOR-it thuhet se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të … Continued

Petkoviq: Ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen policët

Petar Petkoviq, drejtor i ashtuquajture Zyre për Kosovën ka thënë sot se janë të tronditur me thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e tre policëve të Kosovës, gjersa theksoi se ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen ata.  Petkoviq duke komentuar situatën në Kosovë tha se serbët nga veriu do të “vendosin se çfarë dhe si … Continued

Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE-në dhe SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpresëplotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE-në dhe ShBA-në do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. “Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në … Continued

Policia jep detaje lidhur me sulmet ndaj gazetarëve dhe kameramanëve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmet e ekipet të mediave që kanë ndodhur gjatë ditës së premte në Leposaviq. Policia bën të ditur se grupe të protestuesve kanë sulmuar gazetarë e kameraman, duke u shkaktuar lëndime trupore. “Rruga APJ, Leposaviq 16.06.2023 – 14:24. Nëntë persona (pesë meshkuj dhe katër femra) gazetarë e … Continued

Haradinaj: Po i sigurojmë votat për rrëzimin e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se mënyra për të dalë nga situata e krijuar mes Kosovës e Serbisë, është shkarkimi i kryeministrit Albin Kurtit. Haradinaj, për Shqip.com, tha se partitë të tjera opozitare, nuk janë kundër thirrjes së tij, por që duhet të sigurohet numri i duhur i votave, e … Continued

Presidentja kërkon dënimin e sulmuesve të gazetarëve

E para e shtetit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj mediave gjatë së premtës në Leposaviq. Ajo ka thënë se ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Osmani ka kërkuar që të gjithë të dënojnë këto sulme të tmerrshme, derisa … Continued

SHBA dhe BE dënojnë sulmet ndaj gazetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Zyra e BE-së në vendinë tonë, kanë dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarëve në Leposaviq. ShBA ka bërë thirrje që medieve t’u lejohet të punojnë pa dhunë dhe pa i frikësuar. “Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe … Continued

Arrestohet një nga sulmuesit e gazetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq më datë 29 maj. Ai ka thënë se personi i arrestuar është Nemanja Vllaskovic dhe se i njëjti do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera … Continued