Hezbollahu raporton për një sulm vdekjeprurës ajror izraelit

Hezbollahu tha se si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një qendër shëndetësore që udhëhiqet nga ky grup militant janë vrarë dy punonjës shëndetësorë dhe janë plagosur disa të tjerë. Sulmi i 11 janarit në fshatin kufitar mes Libanit dhe Izraelit, Hanine, goditi një qendër shëndetësore që udhëhiqet nga Organizata Islamike e Shëndetësisë e … Continued

Demonstrata pro-palestineze dhe pro-izraelite në Gjykatën e Hagës

Dhjetra protestues pro-palestinezë u mblodhën jashtë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Aktivistët pro-izraelit mbërritën gjithashtu para gjykatës: demonstruesit, të cilët përfshijnë aktivistë nga organizatat kristian-sioniste dhe anëtarë të komuniteteve lokale hebreje, mbajnë pankarta që bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Gaza.

Afrika e Jugut në Gjykatën e Hagës: Një Nakba e re palestineze po zhvillohet në Gaza

Afrika e Jugut akuzon Izraelin se “ka kryer akte të krahasueshme me gjenocidin”, “krime humanitare” dhe se ka zbatuar një “Nakba të popullit palestinez”. Kështu u tha në fjalën hapëse të seancës së parë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga ministri i Afrikës së Jugut në Holandë, Vusimuzi Madonsela, duke prezantuar çështjen kundër shtetit hebre … Continued

Afrika e Jugut padit Izraelin për gjenocid në Gjykatën e Hagës

Afrika e Jugut ka ngritur akuza ndaj Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocid në Gaza. Mirëpo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, duke folur në Rai Radio tha se është Hamasi përgjegjës për atë që po ndodh në Gaza. Megjithatë, kryediplomati italian i bëri thirrje Tel Avivit të mbrojë jetët … Continued

Ushtria izraelite thotë se ka gjetur gjurmë të pengjeve në një tunel në Gazë

Ushtria izraelite tha të mërkurën se ka gjetur evidencë se pengjet kanë qenë të pranishëm në një tunel të nëndheshëm në Rripin e Gazës, në qytetin Khan Younis, që është bërë tashmë epiqendra e ofensivës tokësore izraelite. Ushtria ja tregoi tunelin gazetarëve, që u shoqëruan përmes rrugëve të lagjeve me shtëpi të rrënuara. Një kolibe … Continued

OBSH-ja anulon misionin e ndihmës në Gazë për arsye sigurie

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gazë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të … Continued

Blinken i kërkon Izraelit që të angazhohet me udhëheqësit rajonal për planet e pasluftës në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit të martën që të bashkëpunojë me palestinezët e moderuar dhe vendet fqinje lidhur me planet për Gazën pas luftës, duke thënë se ata janë të gatshëm që të ndihmojnë për rindërtimin dhe qeverisjen e territorit, por vetëm nëse ka një “rrugë drejt një shteti palestinez”. … Continued

SHBA-ja sinjalizon se Turqia mund të luajë rol në luftën Izrael – Hamas

Deri dje, analistët thonin se Uashingtoni kryesisht e kishte anashkaluar Turqinë në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit, por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, nga Stambolli, Dorian Jones – vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Turqi gjatë ditëve të fundit sinjalizon se kjo … Continued

Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock: Të mbrohen palestinezët në Jordaninë Perëndimore

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila po viziton Lindjen e Mesme, ka kërkuar nga qeveria e Izraelit mbrojtjen më të mirë të palestinezëve nga dhuna e nguluesve izraelitë në Bregun Perëndimor. “Është përgjegjësi e qeverisë izraelite të zbatojë dhe të arrijë të realizojë shtetin ligjor tek sulmet ndaj njerëzve që banojnë në mënyrë … Continued

Blinken: Udhëheqësit e Lindjes së Mesme janë të vendosur në pengimin e përhapjes së luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se udhëheqësit në Lindjen e Mesme janë të vendosur për të penguar përhapjen e konfliktit të Gazës dhe se ekziston një pajtueshmëri mbi nevojën për të “hartuar një rrugë politike përpara për palestinezët”. “Bregu Perëndimor dhe Gaza duhet të bashkohen nën qeverisjen e udhëhequr nga palestinezët”, … Continued