Spanja e ashpër me Izraelin: Vrasja e civilëve në Gaza e padurueshme

“Unë fola me ministrin izraelit Benny Gantz, të cilit i ritheksova se Izraeli është partneri dhe miku i Spanjës. Dënova edhe një herë sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor. Spanja kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten nga ky sulm terrorist, por unë rikonfirmova se Spanja … Continued

Netanyahu: Nuk do të ndalemi deri në shkatërrimin e Hamasit

“Forcat tona janë nisur për të sulmuar. Ne vazhdojmë të luftojmë me të gjitha forcat tona derisa të arrijmë objektivat tona: rikthimin e pengjeve, shkatërrimin e Hamasit dhe sigurinë se Gaza nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”: kjo ishte deklarata e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Pastaj ai përfundoi: “Shabat shalom”.

SHBA: Armëpushimi përfundoi për shkak të Hamasit

“Armëpushimi humanitar” në Gaza “përfundoi për shkak se Hamasi nuk dha një listë të pengjeve”. Kështu tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke nënvizuar se “ata që vuajnë më shumë janë palestinezët në Rripin e Gazës”.

Hamasi: 178 të vrarë në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se numri i viktimave palestineze në enklavën palestineze ishte rritur në 178 që nga përfundimi i armëpushimit këtë mëngjes.

Hamasi sulmon qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba

Brigadat Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, thanë në Telegram se kishin sulmuar qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba, në jug të Izraelit, me raketa. Raporton Al Jazeera . Grupi terrorist tha se sulmi ishte “në përgjigje të shënjestrimin e civilëve”. Dega ushtarake e një grupi tjetër të armatosur me bazë në Gaza, Xhihadi Islamik Palestinez, … Continued

Izraeli kërkon evakuimin e civilëve edhe nga jugu i Gazës

Izraeli po lëshon fletëpalosje duke u bërë thirrje banorëve të Gazës të largohen nga pjesët e Gazës jugore. Pas evakuimit të veriut, ushtria izraelite po përgatitet për mësymje drejt jugut. Një ofensivë në zgjerim parashikohet të ndodhë ditët në vijim.

Hamasi: 32 të vdekur në Gaza prej mëngjesit të sotëm

Raportet e reja nga Rripi i Gazës flasin për një numër në rritje të njerëzve të vrarë që nga mëngjesi i sotëm, forcat izraelite (IDF) njoftuan se kishin “rifilluar luftimet kundër organizatës terroriste Hamas”. Ka pasur 32 vdekje në enklavën palestineze, sipas Sky News Arabia, e cila risjell lajmet e përhapura nga Hamasi. Më parë … Continued

Sistemi i mbrojtjes izraelite kap një raketë të lëshuar nga Gaza

Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi këtë rreth një orë para përfundimit të armëpushimit me Hamasin. “Pas raportit fillestar në lidhje me tingujt e sirenave në komunitetet pranë Rripit të Gazës, sistemi i mbrojtjes ajrore IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) raporton se ka kapur me … Continued

Izraeli liron 30 të burgosur, gra dhe të mitur palestinezë

Tridhjetë palestinezë, të gjitha gra dhe të mitur të burgosur në burgjet izraelite, u liruan të enjten në mbrëmje sipas marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit si pjesë e armëpushimit të përkohshëm. Kjo është bërë e ditur nga Autoriteti i Burgjeve të Izraelit. Të burgosurit u liruan pas lirimit të mëparshëm nga Hamasi të tetë pengjeve … Continued

Izraeli: Armëpushimi vazhdon, 8 pengje do të lirohen sot, mes tyre dy të mitur

Sipas Jerusalem Post “Izraeli tha se armëpushimi në Gaza do të zgjatet shkurtimisht për të lënë më shumë kohë për të përfunduar bisedimet e ndërmjetësve për lirimin e mëtejshëm të pengjeve”. Gjithsej do të jenë tetë pengje, gjashtë gra dhe dy të mitur, që Hamasi pritet t’i lirojë sot nga Gaza si pjesë e një … Continued