Singapori do të vendosë “sanksione dhe kufizime të përshtatshme” ndaj Rusisë

Singapori do të vendosë “sanksione dhe kufizime të përshtatshme” ndaj Rusisë, tha të hënën në Parlamentin e vendit – Ministri i Punëve të Jashtme, Vivian Balakrishnan. Ai e quajti pushtimin rus të Ukrainës “të paprovokuar” dhe një shkelje të qartë dhe të rëndë të normave ndërkombëtare, “duke shtuar se Singapori synonte të “vepronte në bashkëpunim” … Continued

Koreja e Jugut do t’i bashkohet sanksioneve të SWIFT kundër Rusisë

Koreja e Jugut do të ndalojë eksportet e materialeve strategjike në Rusi dhe do t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT, tha të hënën Ministria e Jashtme e vendit. Ministria nuk bëri të ditur se cilat materiale strategjike kyçe do t’i nënshtroheshin ndalimit të eksportit, por … Continued

Banka Qendrore ruse rrit normat e interesit

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore. “Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha banka qendrore … Continued

Bjellorusia thotë se vendi për bisedimet e paqes është gati

Bjellorusia thotë se ka përgatitur një vend për të pritur bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, pasi pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë. Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë … Continued