Banka Qendrore ruse rrit normat e interesit
Publikuar:
(28.02.2022 08:30:34)
Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.
“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha banka qendrore në një deklaratë, shkruan BBC
Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë banka qendrore dhe ministria e financave.