Begaj për marrëveshjen e Ohrit: Është një garanci më shumë për paqen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se ky dakordim është garanci për paqen dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. “Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit … Continued

Bajrami: Me marrëveshjen e Ohrit, Kosova shkon përpara

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Ohër, Kosova shkon përpara. Përmes një postimi në Twitter, Bajrami ka thënë se tani topi është në fushën evropiane. “Tani topi është në fushën evropiane. Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrë drejtimin dhe të hapin dyert”, … Continued

Varhelyi për marrëveshjen: Jemi të gatshëm t’i mbështesim palët në procesin e zbatim

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka thënë se ata janë të gatshëm ta mbështesin Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit të aneksit të marrëveshjes për të cilën ranë dje dakord në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi i ka përgëzuar palët për … Continued

Bildt përgëzon Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur

sh-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes së djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Twitter, Bildt lidhur me arritjen e kësaj marrëveshje, përveç Kosovës dhe Serbisë, uron edhe diplomatët ndërkombëtar e që ishin ndërmjetësues të dialogut, emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe … Continued

Von Cramon: Nëse marrëveshja zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka folur për marrëveshjen mbi aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka thënë se nëse ky aneks zbatohet me shpejtësi, atëherë do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet … Continued

Kurti: Tani varet nga BE-ja që marrëveshja të bëhet ligjërisht e obligueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për marrëveshjen e arritur me Serbinë ditën e djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Twitter, Kurti thotë se Serbia shmangu nënshkrimin e Aneksit ashtu si të marrëveshjes në Bruksel. I pari i ekzekutivit thotë se tani varët nga Bashkimi Evropian … Continued

Grubi: Marrëveshja në Ohër është përparim fantastik për Kosovën dhe Serbinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së Brukselit. Përmes një postimi në Twitter, Gruba ka thënë se kjo marrëveshje është një përparim fantastik i Kosovës dhe Serbisë. “Përparim fantastik dhe lajme nga Ohri ku Kosova dhe Serbia ranë … Continued

BE publikon planin e implementimit të marrëveshjes

Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur. Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në … Continued

Kurti: Serbia po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka njohjen de facto

Pas bisedimeve në Ohër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë. Kurti tha se të dyja palët kanë arritur një pajtim publik, për një aneks që do të bëjë parimet bazë. Tutje, ai tha se Serbia po i ik marrëveshjes bazë. “Pajtimi publik është arritur por pala tjetër po i ik nënshkrimit që do … Continued

Borrell: Ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Pas shumë orëvë diskutime, në Ohër, Josep Borrell ka mbajtur një konferencë në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje, janë pajtuar për rrugën e negociatave. “Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, … Continued