Nis takimi i Osmanit me emisarët e BE-së

Para pak minutash ka nisur takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Pas takimit me Osmanin, raportohet që dy emisarët do të kenë një takim me krerët e partive opzitare në Kosovës, e pas kësaj të dy do nisen drejt Beogradit për takim … Continued

Escobar: Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që s’e do. Ai tha se Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje, por se është angazhim … Continued

Emisarët e BE-së takojnë Presidenten dhe opozitën

Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-ve, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar edhe gjatë ditës së sotme pritet të qëndrojnë në Kosovë. Ata fillimisht nga ora 9:45 minuta do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 09:45. “Në orën 09:45, Presidentja … Continued

Për të 9 ditë me radhë vazhdojnë protestat në Veri

Edhe të martën po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës – Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Mëngjesin e së martës është raportuar për një numër më të vogël të protestuesve të pranishëm. Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb.

Kurti pas takimit me emisarët: Shpreha përkushtimin tim të pa rezervë për de-eskalim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka “shprehur përkushtimin e tij të pakursyer për uljen e tensioneve”. Ai ka përmendur disa hapa thelbësorë drejt de-eskalimit të situatës në … Continued

Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të Veriut

I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm. Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se … Continued

Escobar: Respektojmë Kushtetutën e Kosovës, nuk ka votim të detyrueshëm

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me Kurtin, foli edhe për zgjedhjet, duke thënë se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës. Ai gjithashtu tha se nuk ka votim të detyrueshëm dhe se respektojnë strukturën kushtetuese të Kosovës. “Sa i përketë zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, … Continued

Përfundon takimi, Emisarët e BE-së kanë tri kërkesa për Kurtin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i kishin tri kërkesa gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin: qetësimin e situatës në terren në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në Dialog. Takimi … Continued

Vazhdon ende takimi Kurti-Escobar-Lajçak

Tashmë janë bërë rreth dy orë qëkur ka nisur takimi në mes kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti dhe të përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Siç bën të ditur mediumi publik, asnjë nga palët nuk kanë dalë nga takimi, ndonëse nga Qeveria është … Continued

Nis takimi i Kurtit me emisarët e BE-së

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti. Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar për shkak të protestave … Continued