Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë, dialogu është zgjidhja e vetme

Raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme. Ajo tha se, ndonëse kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, “askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave”. “Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por … Continued

Hovenier flet pas takimit me Osmanin dhe dy kryetarët e komunave në veri

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit presidenten e vendit Vjosa Osmanin, ka njoftuar se kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në veri. Ai tha se u diskutua edhe për “shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”. Ndërsa, tha se me kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë diskutuar në lidhje … Continued

KFOR-i: Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të nevojshme për një mjedis të sigurt

KFOR-i ka shtuar forcat e saja në katër komunat në veri të vendit, aty ku janë mbledhur një numër i protestuesve. KFOR, përmes një komunikate ka thënë se janë të gatshëm që të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt. “Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr … Continued

Rakiq goditet me shishe boshe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga protestuesit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Ndërkaq, protestuesit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”. Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, raporton … Continued

Lista Serbe ka dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri. Ai ka kërkuar që kryetarët e zgjedhur të shkojnë “në shtëpitë e tyre” dhe “të gjitha njësitë speciale në … Continued

Dëgjohet alarmi në Zubin Potok

Situata në veri të Kosovës, po menaxhohet nga Policia e Kosovës. Ndërsa, një alarm është lëshuar në komunën e Zubin Potokut. Një numër i protestuesve janë mbledhur atje, mirëpo nuk raportohet për ndonjë incident. Ndërsa në komunën e Zveçanit, në mëngjes protestuesit kanë tentuar të hyjnë me forcë në objektin e komunës, meqë rast policia … Continued

Përfundon takimi i Hovenier me kryetarët e komunave veriore

Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe kryetarëve e komunave veriore. Hovenier, u takua me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri. Ai u pa të dilte nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Hovenier ka ftuar në takim katër kryetarët e … Continued

Grenell për situatën në veri: Nga paqja me Trumpin, në kaos me Bidenin

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trumpin, në kaos me presidentin aktual të ShBA-së Joe Biden. “Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe … Continued

Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit arrijnë në takim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka arritur në selinë e Zyrës së Bashkimit Evropian, ku do të zhvillohet takimi me kryetarët e komunave veriore të Kosovës. Siç raporton REL, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, janë parë duke shkuar në takim me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey … Continued

Daçiq: Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se detyrë e KFOR-it është “t’i pamundësojë aktet e njëanshme të Prishtinës”, e “jo t’i pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat [komunale]”. “Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata … Continued