Persona të maskuar tentojnë të sulmojnë ekipin e gazetarëve në Zveçan

Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e medias “Periskopi” në Zveçan. Në reagimin e AGK-së, shihet se “bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar”. Gjatë ditës, në Zveçan janë dëmtuar veturat e mediave të Kosovës “RTV Dukagjinit” dhe “KALLXO.com”, … Continued

Protestues të maskuar në Zveçan

Para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, janë parë protestues të maskuar. Situata është më e tensionuar në këtë komunë, pasi edhe numri i protestuesve është më i madh. Gjatë ditës është raportuar se protestuesit kanë tentuar të hyjnë më forcë në ndërtesën e Komunës. “Para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe … Continued

Dëmtohet vetura e “Top Channel” në Zveçan

Vetura e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan. Siç njofton AGK, në këtë veturë po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në … Continued

Në Zveçan tensione, kurse në Zubin Potok e Leposaviq më qetë

Situata e tensionuar po vazhdon të jetë në Zveçan, ku një numër I protestuesve po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së komunës. Kordoni i pjesëtarëve të KFOR-it është vënë në afërsi të objektit, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk shihen aty. Sipas raportimeve, policët e Kosovës janë brenda objektit komunal. Në Zubin Potok, REL, … Continued

Lavrov: Situata në Kosovë e papranueshme, një shpërthim i madh po afron në qendër të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është e papranueshme e tensionuar dhe shqetësuese. Lavrorv tha se zgjedhjet në veri të Kosovës janë “jolegjitime sepse në to kanë marrë pjesë vetëm rreth tre për qind e popullsisë”. “Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër … Continued

Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se situata në Kosovë, nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë. Ajo, ka falënderuar protestuesit në veri të Kosovës “që po qëndrojnë të qetë”, raporton N1. “Faleminderit popullit tonë në Kosovë që është dinjitoz deri në atë masë sa është frymëzuese, që është paqësor, që ka bërë rezistencë jo të … Continued

AGK dënon aktin e protestuesve, dëmtuan veturat e mediave në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas dëmtimit të veturave të ekipit të gazetarëve në Leposaviq. Veturat e “RTV Dukagjinit” dhe të “KALLXOs”, janë dëmtuar nga protestuesit serbë atje. “Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs,  me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm … Continued

Protestuesit nuk i përfillin kërkesat e Rakiqit

Protestuesit në Zveçan nuk i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës. Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish – mes tyre edhe me maska. Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës të NATO-s, … Continued

Dëmtohen veturat e ekipit të gazetarëve në veri 

Janë dëmtuar veturat e ekipit të gazetarëve të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, në veri të vendit atje ku po zhvillohen protestat. Veturat janë dëmtuar në Leposaviq, ku u janë shpërthyer gomat dhe janë vizatuar simbole nacionaliste serbe. Ndërkaq, nuk është raportuar për të lënduar. Në komunat veriore janë mbledhur një numër i protestuesve, teksa raportohet … Continued

Von Cramon flet për qasjen ndaj policëve në veri, ku i pyeti “Çka dreqin ju solli këtu?”

Raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian ka mbajtur sot konferencë për media, pas vizitës së djeshme në veriun e vendit. Ajo u pyet edhe për qasjen e saj ndaj zyrtarëve të policisë ku i pyeti “Çfarë dreqin jy solli këtu, ku e shihni kërcënimin”. Ajo tha “se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtetë … Continued