Haradinaj: Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet ndaj KFOR-it dhe forcave vendore. Ai ka thënë se me vëmendje dhe me shqetësim po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. “Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë! U bëj thirrje … Continued

Konjufca: Synimi është mbajtja e veriut jashtë rendit dhe ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren. Ai u ka uruar shërim të shpejtë 25 ushtarëve të KFOR-it të lënduar gjatë përleshjes me serbët e mbledhur. “Pjesëmarrja e njerëzve të maskuar në atë që … Continued

Sulmohet me plumba një medium në veri

Ekipi i televizionit Syri Tv nga Gjakova, është sulmuar me armë zjarri në veri të Kosovës. Mediumi në fjalë ka publikuar fotografitë dhe videon nga vetura e dëmtuar nga plumbat. Ndërkohë, ka njoftuar se askush nga ekipi nuk ka pësuar lëndime. Gjatë ditë së sotme shumë media e gazetarë kanë qenë pre e sulmeve nga … Continued

LDK bën thirrje për koordinim me ndërkombëtarët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sulmet e protestuesve ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në veri të vendit. Përmes një reagimi për media, LDK ka thënë se sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara, nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë … Continued

Kurti reagon sërish për tensionet në veri

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka takuar ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin BE-së, derisa ka thënë se ndjehet i shqetësuar me sulmet ndaj forcave të rendit. “Ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Gazetarëve. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s, janë një kujtesë e errët në Kosovë. … Continued

Kryeministrja italiane reagon ashpër pas sulmeve ndaj KFOR-it

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për sulmet e protestuesve serbë ndaj KFOR’it në Veriun e Kosovës. “Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u … Continued

Vuçiq: Kurti ka organizuar gjithçka, do të na fus në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur nga Presidenca për situatën në Kosovë. Për të gjitha zhvillimet në veri, ai fajin e ka hedhur tek kryeministri kosovar, Albin Kurti. “Ne kemi thënë me muaj që Kurti ka një dëshirë, të shkaktojë konflikte në Kosovë, ta çojë rajonin në gjakderdhje, pakkush ka dashur të dëgjojë të … Continued

Pas tri orë ngujimi lirohet gazetarët në Veri  

Rreth 30 gazetarë shqiptarë që për tri orë mbetën të ngujuar në një lokal në Zveçan, tashmë kanë arritur të largohet nga aty. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili ka qenë edhe vet i bllokuar aty. “Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, … Continued

Gjatë protestave lëndohen 25 ushtarë të KFOR-it (VIDEO)

Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Prishtinë, 29 maj 2023. Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të … Continued

Ndërkombëtarët reagojnë ashpër pas sulmeve në Veri

Ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër pas sulmeve në Veri të Kosovës. Ata i kanë dënuar këto sulme dhe kanë kërkuar që të kthehet normaliteti. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar për veprimet e dhunshme në Zveçan ndaj KFOR’it prej protestuesve serbë. Ai ka përmendur po ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve. Këto veprime ambasadori … Continued