Protestuesit serbë paralajmërojnë edhe sot protesta në veri

Protestuesit serbë, kanë paralajmëruar që protesta e tyre kundër kryetarëve të rinjë të komunave të veriut, të vazhdojë edhe sot. Protestat pritet të vazhdojnë edhe sot në Zveçan, Zubin Poton e Leposaviq. Gjatë protestës së djeshme, situata ishte më e tensionuar në Leposaviq e Zveçan. Të hënën, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë, … Continued

BE-ja kërkon që “menjëherë” të stabilizohet situata në veri

Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që të de-përshkallëzojnë situatën në veri të vendit. Përmes një postimi në Twitter, Josep Borrell, tha se “presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”. “BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa … Continued

Situatë e qetë në veri të vendit

Në orët e para të mëngjesit situata në veri të vendit është e qetë. Ndërsa, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë ndërtesave komunale atje. Të hënën, situata ishte mjaft e tensionuar, nga protestuesit serbë. Protestuesit, u përplasen me KFOR-in, në Zveçan, ku mbetën edhe të lënduar dhjetëra persona. KFOR, të hënën ka bërë me … Continued

Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar brenda objektit të komunës

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur nga Policia e Kosovës brenda në objekt dhe është në gjendje të mirë emocionale. Ai ka mbetur i bllokuar që nga ora 6:30 e mëngjesit, kur edhe ka filluar punën. Hetemi pritet që … Continued

BBC raporton për gjendjen në Veri të Kosovës

BBC ka raportuar për situatën në Veri të Kosovës dhe sulmet ndaj misionit të NATO-s në vend, KFOR-it. Media britanike raporton se policia dhe trupat e NATO-s u përleshën me protestuesit serbë në veri, ku ka pasur trazira për vendosjen e kryetarëve shqiptarë nëpër objekte komunale. Gaz lotsjellës dhe granata trullosëse u përdorën për të … Continued

Wigemark: Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dënon sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe iu ka uruar ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë. Ai, përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit. “Dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve … Continued

Ushtarët e lënduar të KFOR-it trajtohen në Spitalin Amerikan

Sot gjatë orëve të pasdites, pas përplasjeve të KFOR-it me protestues të dhunshëm serbë në Zveçan, janë lënduar dhjetëra persona. KFOR ka bërë me dije se bëhet fjalë për mbi 20 ushtarë të lënduar, kryesisht italianë e hungarezë. Siç merret vesh, shumë ushtarë të lënduar janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Amerikan në Prishtinë, … Continued

Zeqiri: Nesër nuk do të shkoj në zyrë të komunës

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se nesër nuk do të shkoj në zyrë të komunës, pas protestave të dhunshme nga serbët. “Sot ishim të ftuar nga ambasadori amerikan dhe përfaqësuesja e parlamentit evropian dhe ishim në një takim në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Zeqiri, raporton mediumi publik. … Continued

Ministria e Jashtme gjermane: Ndalojeni urgjentisht dhunën në Veri

Në njoftimin e vendosur në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane shkruhej se ata dënojnë sulmet e papranueshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, ndërsa theksojnë se nevojitet urgjentisht de-përshkallëzimi i situatës. “Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar të lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR/ … Continued

Rama: Sa më shumë zgjatet ky konflikt, aq më shumë lëndohet Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës. Për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR-it, Rama ka thënë se përgjegjësi direkte mbajnë dhunuesit e tyre të verbër. Më tutje, Rama ka thënë se ky është një konflikt i nevojshëm, duke shtuar cilësuar si të panevojshëm përmes secilës lëndohet Kosova. ”Lëndimi i … Continued