Ngjarjet në Kosovë sipas skenarit të propagandës serbo-ruse

Ngjarjet e djeshme në Kosovë, të cilat u paralajmëruan disa orë më parë, padyshim, si shumë herë më parë, janë plotësisht në përputhje me skenarin propagandistik ruso-serb, shkruan Geopost. Kushdo që ka hapur paraditen e djeshme faqet e para të portaleve ruse, të cilat mediat serbe të afërta me Aleksandër Vuçiqin kanë nxituar ta raportojnë, … Continued

EULEX: Urgjente vendosja e paqes në veri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar të hënën se përshkallëzimi i fundit i dhunës në veri të Kosovës është shqetësues dhe i papranueshëm. “Situata e sigurisë atje është ende e tensionuar dhe kjo është një shkak për shqetësim të madh. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të … Continued

Torres pyet sekretarin Blinken: Pse hesht për provokimet e Serbisë?

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës. Torres, për ushtarët e lënduar të KFOR-it, tha se u plagosën nga përfaqësuesit e qeverisë serbe teksa ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken “pse po dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë?”. “25 … Continued

Szijjarto: Trupat tona në Kosovë shërbejnë nën komandën e KFOR-it italian

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se Hyngaria është e interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkanin Perëndimor. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se ushtarët hungarezë që shërbejnë në Kosovë, veprojnë nën komandën e KFOR-it italian dhe kështu edhe janë dërguar në Zveçan të hënën. “Ushtarët hungarezë i kanë kryer detyrat … Continued

Vuçiq takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it- Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian. Në takim do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të … Continued

Fillon tubimi i protestuesve serbë në veri

Ka filluar tubimi i protestuesve serbë, përballë ndërtesave komunale në veri të vendit. Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-i, janë pozicionuar afër ndërtesave. Kjo është dita e tretë që serbët po protestojnë, kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur atje. Gjatë ditës së hënë, situata ishte më e tensionuar në Leposaviq e Zveçan. Ndërkaq, ndërkombëtarët … Continued

Veturat e ekipit të gazetarëve demolohen gjatë natës në Zveçan

Është demoluar vetura e mediumit “KOHA”, gjatë mbrëmjes së të hënës, nga protestuesit serbë në Zveçan. Në të njëjtën gjendje, është gjetur edhe vetura e mediumit “T7”, e mbuluar me simbole nacionaliste serbe, xhama të thyer, e goma të shpërthyera. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehur i shqetësuar dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente … Continued

Ristuccia: Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësi për situatën në veri

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës në veri të vendit. Ristuccia tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme. “Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve … Continued

Kurti: Në demokraci s’ka vend për dhunë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, rreth situatës në veri të vendit. Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se “në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste”. “Diskutova me Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. … Continued

Bildt: Sulmet e militantëve serbë ndaj KFOR-it, më të rënda ndër vite

Ish-kryeministri i Suedisë Carl Bildt, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Bildt, përmes një postimi në Twitter, tha se situata e krijuar është më e rënda që është parë në Kosovë, viteve të fundit. “Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri … Continued