Blinken: Palët të marrin veprime të mënjëhershme për t’i ulur tensionet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të marrin veprime “të menjëhershme” për t’i ulur tensionet në veri. Blinken, përmes një postimi në Twitter, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënojnë sulmet kundër KFOR-it. “Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e djeshme kundër paqeruajtësve të Forcave të … Continued

Mehaj: Partneriteti me ShBA është i përjetshëm

Në kohën kur Kosova, po përballet me një krizë të raporteve me ShBA-të, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se partneriteti me ta është i përjetshëm. “Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë”, ka thënë ai Tutje Mehaj … Continued

Serwer: SHBA po mbështetë 100 për qind Beogradin

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po mbështesin Serbinë. Në një intervistë për RTK-në, profesori amerikan tha se Serbia e ka kaluar Kosovën me anë të banditëve dhe ata nuk janë kritikuar nga amerikanët për sulmet e tyre ndaj trupave të KFOR-it. “Dhe kjo nuk është fare gjë … Continued

Bislimi: Grafitet nacionaliste duhet të dënohen ashpër nga të gjithë

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme zëvendëssekretarin e përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në EEAS, Charles Fries. Në njoftim thuhet se palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku Bislimi dënoi dhunën e përdorur ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, duke shtuar se … Continued

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 trupave të NATO-s në Kosovë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përshëndetur vendimin e NATO-s që të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë. Këtë vendim NATO e mori për shkak të situatës së tensionuar në Veriune Kosovës. ”I mirëpres SG NATO jensstoltenberg Vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë. … Continued

Kryetari i Zubin Potokut sot e ka ushtruar detyrën në Çabër

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, sot e ka ushtruar detyrën e tij në zyrat komunale për komunitete në fshatin Çabër. Ai në “Debat Plus” ka thënë se i ka dëgjuar rekomandimet e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Po ashtu, ai theksoi se dëshiron të jetë në harmoni edhe me Qeverinë e Kosovës. … Continued

Tahiri: Hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka arritur që ta dëmtojë aleancën strategjike të Kosovës dhe Amerikës. Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është hera e parë që Kosova e ka një lider antiamerikan duke iu referuar Kurtit. “Kosova u ndëshkua … Continued

Shchneeberger nisë peticion për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherësh presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger, ka nisur një peticion ku synon që nëpërmjet këtij peticioni t’i bind Bashkimin Evropian që Serbisë t’i vendos sanksione për shkak se kjo e fundit, është duke ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të pavarura siç është Mali i Zi, Kosova. Sipas Shchneeberger-it … Continued

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të martën të përditshmes britanike Guardian se, dita e hënë ka qenë shumë e rëndë, dhe se “jemi me fat që nuk është humbur asnjë jetë”. Ai u është referuar përleshjeve në mes të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me protestuesit serbë në Zveçan, … Continued

Milanoviq: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur. “Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq, raporton “Index.hr”. Milanoviq ka thënë se ishte i vetmi, pas pushtimit rus të … Continued