Ministri i Mbrojtjes i Serbisë arrin në Rashkë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka arritur në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë. Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Vuçeviq do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, raporton REL. Me … Continued

Peskov: Rusia mbështet Serbinë, të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të respektohen

Rusia po mbështet Serbinë në situatën e krijuar në veri të Kosovës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se beson se të drejtat dhe interesat e popullatës serbe në veri duhet të respektohen. “Ne jemi duke monitoruar situatën dhe absolutisht pa kushte mbështesim Serbinë, ne mbështesim serbët. Ne besojmë se të gjitha të drejtat dhe … Continued

Rritet numri i protestuesve në Zubin Potok, provokojnë me këngë nacionaliste

Protestat në veri të vendit po vazhdojnë edhe në ditën e katërt. Ndryshe nga dita e djeshme, në Komunën e Zubin Potokut ka një numër më të madh të protestueseve. Ndërsa, nuk është parë asnjë protestues i maskuar. Pranë objektit ka zyrtarë të Policisë së Kosovës, dhe pjesëtarë të KFOR-it. Raportohet se protestuesit, vazhdojnë të … Continued

Pas situatës në veri, reagon Komuniteti Shqiptaro-Amerikan

Komuniteti shqiptaro-amerikan, të mërkurën bëri thirrje për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë. Përmes një reagimi, komuniteti tha se aktet e dhunshme të serbëve që tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, “orkestruar direkt nga regjimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe … Continued

Rama nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për situatën në veri të Kosovës. Gjatë diskutimit të tij në panelin e diskutimit mbi Ballkanin, “Open Roads: Balkans Back in Business” në Bratislavë të Sllovakisë, Rama është pyetur se çfarë mendon për vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin verior të Kosovës. Rama është përgjigjur se ky … Continued

Vuçeviq: Situata në Kosovë me rrezik të lartë, Serbia ka përcaktuar vija të kuqe

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme për shkak të “vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”. Vuçeviq, tha se niveli i rrezikut është ndoshta më i madh i mundshëm. “Nëse mund ta renditim në këtë mënyrë, duke pasur parasysh jo vetëm atë … Continued

Lajçak: Absolutisht e panevojshme dhe e palogjikshme

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës është i panevojshëm dhe i palogjikshëm. Lajçak duke folur për Deutche Welle-n në gjuhën serbe, ka thënë se dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet. “Është e qartë se kjo mund të zgjidhet vetëm … Continued

BBC shkruan për sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës

Media britanike, BBC, ka shkruar për situatën në veri të vendit dhe për “sanksionet” që dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bënë Kosovës. Sipas BBC-së, protestuesit serbë janë përpjekur që të pushtojnë ndërtesat e komunave mes trazirave për vendosjen e kryetarëve shqiptarë në veri. NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë pasi … Continued

Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe

Shpërthimi i dhunës në veriun e Kosovës ka tronditur qeverinë gjermane, që e ka dënduar atë “ashpërsisht”. Por me shumë vëmendje po i ndjekin zhvillimet në Kosovë edhe mediat gjermane. “Handelsblatt” shpreh shqetësimin, se Kosova sërish ndodhet në kufi të një krize të re të madhe. “Nëse do të arrihet ç’tensionimi i dëshiruar është e … Continued

Nis protesta në Zveçan

Për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë protestat në veri të vendit. Tashmë në Zveçan ka filluar grumbullimi i protestuesve të cilët po kundërshtojnë praninë e kryetarëve në objektet komunale, ndërkaq ushtarët e KFOR-it tashmë kanë vendosur rrethojën me gjemba. Ndryshe, në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok po kundërshtohet prania e kryetarëve të zgjedhur … Continued