Gjykata në Kralevë ua cakton nga 30 ditë paraburgim policëve

Zyra e Prokurorit në Kralevë të Serbisë ka njoftuar se i është caktuar masë paraburgimi tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen më 14 qershor e që, sipas autoriteteve të Kosovës, ata ishin brenda territorit. Jozyrtarisht, merret vesh se tre policëve kosovarë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria e Kralevës e … Continued

Shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar. Ai tha … Continued

KFOR-i thotë se nuk ishte në zonën ku u arrestuan zyrtarët policorë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë më 15 qershor se nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur arrestimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe një ditë më parë. “KFOR-i e ka dërguar një ekip në zonë dhe është në kontakt me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, dhe me autoritetet … Continued

Kurti: Serbia dërgoi njësitet elitare për të arrestuar policët e Kosovës

Kryeministri Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës tha se shteti nuk ka problem me qytetarët serbë, por me kriminelët që veprojnë në veri të Kosovës. Duke folur për arrestimin e kreut të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, ia ka thënë se i njëjti ka organizuar sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe … Continued

Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe të tjerë të akredituar në Kosovë, kanë dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Ambasadorët e Zvicrës dhe Gjermanisë kanë dalë nga objekti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ata nuk kanë pranuar të deklarohen para mediave. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim … Continued

Cramon, Vuçiqit: Është e paligjshme hyrja në territorin e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ashpër Beogradit pas kidnapimit të tre policëve kufitarë në veri. Në një shkrim në Twitter, Cramon tha se është e paligjshme hyrja në territorin e Kosovës me forcat speciale të policisë serbe duke prangosur policët si kriminelë lufte. Cramon theksoi se Vuçiq, është … Continued

Aliu: Vuçiq e pranoi se policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka folur rreth kidnapimit të policëve gjatë ditës s djeshme nga njësia speciale e Serbisë. Ai tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se rrëmbimi i policëve kosovarë u bë brenda vendit e jo në Serbi. “Ai deklaron se ata do të duhej … Continued

Kurti raporton në Kuvend për kidnapimin e policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvend për kidnapimin e tre policëve nga forcat serbe, të mërkurën. Pas kërkesës së opozitës, Kurti pritet të raportojë sot në ora 17:30. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës plenare. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, … Continued

Rama: Jemi 100 % të fokusuar për lirimin e 3 policëve të kidnapuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot përmes një postimi në Twitter, lidhur me rrëmbimit të tre efektivëve të policisë në Kosovë. Rama shkruan se efektivët duhet të kthehen sa më parë në shtëpi, teksa shton më tej se që qv prej ditës së djeshme janë të fokusuar tek lirimi i tyre. Postimi i … Continued

Kryeministri viziton familjet e policëve të rrëmbyer nga forcat serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Republikës së Kosovës. Kjo u bë e ditur nga zyra e Kryeministrit, ku u theksua se Kurti u mirëprit … Continued