Kidnapimi i 3 policëve, Berisha: Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës ditën e sotme në Veri. Në një reagim në Facebook, Berisha e ka cilësuar një akt terrorist të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të cilin e quan “Putini i Vogël”. Kujotjmë se ushtria serbe arrestoi sot tre policë të … Continued

Sveçla viziton pikën kufitare në Jarinjë, vazhdon për në Bare ku janë kidnapuar 3 policët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë. Ai u nis me urgjencë për atje, pas kidnapimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë. Pas ndalimit në Jarinjë, ministri Sveçla menjëherë e ka vazhduar rrugën për në Bare, në vendin ku janë kidnapuar … Continued

Konjufca e dënon aktin e rëndë të rrëmbimit të tre policëve

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se dënon aktin e rëndë të rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe. “Ky akt i cenimit të sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës nga Serbia është tregues i qartë se kush dëshiron të nxisë tensione në mes dy vendeve. Në kohën kur Serbia do … Continued

Reagon Policia: Kidnapim klasik nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës

Policia e Kosovës ka deklaruar se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës. Zëdhënësi Baki Kelani, në një konferencë për media, ka thënë se tre policët janë rrëmbyer në mesditë derisa kanë qenë në detyrë zyrtare në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare. Kelani ka theksuar se … Continued

Vela: Kidnapimi i 3 policëve është kryer brenda territorit të Kosovës

Shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë. Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit “Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 … Continued

Sindikata e Policisë e shqetësuar me rastin e kidnapimit të 3 zyrtarëve policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, nga policia serbe. Sipas Sindikatës, zyrtarët policorë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një … Continued

Profesori universitar kritikon policët e kidnapuar, me pas e fshinë postimin

Profesori universitar, Durim Abdullahu, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë. Abdullahu thotë se, me tu liruar, këta tre policë duhen marrë në përgjegjësi për moskryerje të detyrës dhe të përjashtohen nga Policia e Kosovës, ku me pas e ka fshirë … Continued

Abdixhiku: Sot ra perdja e naivitetit popullist

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës. Ai ka thënë se ata duhet të kthehen në shtëpi dhe se kjo është borxh që shteti ka përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Abdixhiku nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Kurti. “Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri. … Continued

Osmani reagon pas kidnapimit të 3 policëve, agresion nga Serbia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rrëmbimit të zyrtarëve policorë nga policia serbe në Leposaviq. Ajo tha se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë. “Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por … Continued

Shala: Marre po më vjen që janë dorëzuar e nuk kanë rezistuar

Analisti Krenar Shala ka bërë një koment në rrjetin social Facebook lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë. Shala thotë se po me vjen marre që janë dorëzuar e nuk kane rezistuar policët e Kosovës. Postimi i plotë: Marre po më vjen që jonë dorzu e nuk kanë rezistu. … Continued