Shefi i delegacionit të BE-së: Tani dialogu të fokusohet në normalizimin e marrëdhënieve

Pas arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave ka ardhur edhe reagimi nga ana e shefit të delegacionit të BE-së. Sipas Emanuele Giaufret tani dialogu duhet të fokusohet në normalizim të marrëdhënieve. “Një lajm shumë i mirë nga Brukseli. Nën lehtësimin e BE-së u arrit një marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin … Continued

Lajçak flet pas arritjes së marrëveshjes, falënderon SHBA-në

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi ka folur për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. “Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç, për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falënderim të madh për Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diplomacinë amerikane për … Continued

Molliqaj: RKS- ra shpejt Kurti

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës ka reaguar pasi që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave. Ai ka shkruar në Facebook #RKS, derisa këtë e ka zbërthyer në ra shpejt Kurti. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbia ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur … Continued

Haradinaj: Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e mirëpret arritjen e marrëveshjes për targa. “Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan”, ka thënë Haradinaj. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbia ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e … Continued

Osmani: Mbështetja e ShBA’së është e domosdoshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Presidentja e vendit, përmes një postimi në Twitter ka thënë se mbështetja e ShBA’së në procesin e dialogut është e domosdoshme. Tutje, presidentja … Continued

Bislimi: Vazhdojmë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve

Shefi i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, nuk ka dhënë detaje rreth marrëveshjes. “Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi në Twitter. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për … Continued

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbia ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Twitter. “Ne kemi një marreveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord … Continued