Sveçla: Vendimi për dokumentet hyrje-dalje do të zbatohet derisa të hiqen të gjitha barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për fillimin e shpërndarjes së dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Kosovës për shtetasit serb, ani se Qeveria njoftoi se kjo masë reciproke shtyhet për 30 ditë. Ministri tha se ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të … Continued

Vuçiq: I kemi lutur ta shtyjnë vendimin deri në një marrëveshje në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndoshta lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm. Siç raporton REL, Vuçiqi i ka bërë këto deklarata në kohën kur Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe për një muaj, … Continued

Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë mbesin ende të barrikaduara

Pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët lokalë të cilët që nga dje kanë vendosur barrikada në këto dy pikë kalime kufitare. Serbët lokalë më 31 korrik vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë … Continued

Qeveria shtyn vendimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet

Qveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyej për datën 1 shtator masat e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet. Ky vendim, siç njofton Qeveria ka ardhur pas bisedimeve me faktorët ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë. ‘Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime … Continued

Vuçiq reagon sërish: Nëse guxojnë të persekutojnë dhe vrasin serbët, Serbia do të fitojë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka reaguar mbi zhvillimet e sotme, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit. Vuçiq përmesn jë cicërime në Twitter, ka përsëritur sërish fjalë që i tha gjatë ditës, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, duke … Continued

SHBA kërkon që reciprociteti të shtyhet për 30 ditë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë. Ai ka deklaruar se Shetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me vendimet, por jo dhe kohën e zbatimit. “Kam ardhur këtu sot sepse, jam i shqetësuar për situatën … Continued

KFOR: Siguria në veri është e tensionuar, jemi të gatshëm të ndërhyjmë

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR ka reaguar ndaj situatës në veri të Kosovës. KFOR e cilëson si situatë të tensionuar dhe ka shprehur gatitshmërinë për ndërhyrje në rast të rrezikimit të stabilitetit të sigurisë në veri. “Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni i KFOR-it i … Continued

Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të Putinit, do të dështojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës. Osmani, përmes një adresimi në Facebook, ka shkruar se “Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”. “Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por … Continued

Abdixhiku: Mbështesim angazhimin e institucioneve në shtrirje të ligjshmërisë në gjithë territorin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për ngjarjet e sotme në veri të vendit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se mbështesin angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. “Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin … Continued

Krasniqi: Barrikadat në veri janë të sinkronizuara me Beogradin, Qeveria të koordinohet me partnerët strategjik dhe të sigurojë respektim të ligjit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se barrikadat dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit po bëhen nga strukturat kriminale të orkestruara nga Beogradi. Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë. “Vendosja e barrikadave … Continued