Samiti i Berlinit në Tiranë, mbërrin kancelari gjerman Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Tiranë për samitin e Procesit të Berlinit. Ai u prit nga Rama te shkallët e Kryeministrisë. Mes Scholz dhe Ramës pati edhe një shtrëngim duarsh.

FOTO/ Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në nisje të Samitit

Kryeministri Edi Rama ka pritur homologun e Kosovës Albin Kurti, në nisje të punimeve të Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor. Rama dhe Kurti kanë shtrënguar duart.

Përfitimet e Shqipërisë nga Procesi i Berlinit

Të gjithë liderët europianë do të mblidhen sot në Tiranë. Komisioni Evropian, në mbledhjen e nivelit të lartë të Procesit të Berlinit sot në kryeqytetin shqiptar, do të prezantojë një paketë të madhe me investime nga buxheti i Bashkimit Evropian. Paketën në detaje pritet ta paraqesë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në … Continued

Albin Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Sipas njoftimit të Qeverisë, në margjina të samitit, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka folur pasditen … Continued

Historiku i Procesit të Berlinit dhe çfarë synon nisma e promovuar nga Angela Merkel

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE. Krahas gjashtë vendeve të BP (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces … Continued

Agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit

Në agjendën e punimeve të publikuar nga Kryeministria për sot, pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, pritet që të fokusohen në dy tema kryesore: 1) Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe 2) … Continued