Macron-Netanyahut: Armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për të arritur një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë. Siç është njoftuar nga Pallati Elysée, Franca do të bashkëpunojë me Jordaninë për operacionet humanitare në Rripin e Gazës. Zyra e Kryeministrit izraelit … Continued

Hamasi publikon shifrat 21 110 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Gjithsej 21,110 palestinezë janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Kështu tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Lajmi u rilançua nga Al Arabiya. Shifrat përfshijnë 195 palestinezë të vrarë dhe 325 të plagosur në 24 orët e fundit, shtoi ministria.

Biden në Kongres: Gati për tiu përgjigjur sulmeve nga Irani

Përgjigja amerikane në Irak “kishte për qëllim ndërprerjen e serisë së sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë dhe ndalimin e Iranit nga financimi i milicive”. Këtë e ka thënë presidenti amerikan Joe Biden në një letër dërguar udhëheqësve të Kongresit amerikan. “Ne jemi të gatshëm – shtoi ai – të ndërmarrim veprime të … Continued

Shkon në 167 numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e tre ushtarëve të tjerë, të vrarë në luftime në Gaza. Ata janë Asaf Pinhas Tubul (22 vjeç), Neriya Zisk, (24 vjeç) dhe Dvir David Fima, (32 vjeç). Numri i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor në Gaza është rritur në 167.

Kreu i Pasdaran në funeralin e Mousavi: Do të hakmerremi ndaj Izraelit

“Ne nuk do të heshtim për sulmet dhe martirizimin e bashkatdhetarëve tanë, hakmarrja jonë do të jetë serioze dhe e ashpër dhe do t’i japë fund entitetit sionist”. Ky është kërcënimi i lëshuar nga kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike iraniane, gjenerali Hossein Salami, në funeralin e Sayyed Razi Mousavi, një prej komandantëve më … Continued

OBSH-ja paralajmëron: Popullsia e Gazës është në rrezik të madh

Popullsia e Gazës është “në rrezik të madh” paralajmëroi më 27 dhjetor kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur urinë akute dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta. OBSH-ja tha se një ditë më herët ka dërguar furnizime në dy spitale – një në veri dhe një në jug … Continued

IDF: Vriten tre ushtarë izraelitë në Gaza, numri i tyre rritet në 164

Tre ushtarë të tjerë izraelitë vdiqën në Rripin verior të Gazës. Kjo është bërë e ditur nga IDF sipas raportimeve të mediave izraelite. Ushtarët e vrarë janë nënkoloneli Yaron Eliezer Chitiz, 23 vjeç, rreshteri i shtabit Itay Buton, 20 vjeç dhe Sgt. Efraim Yachman, 21 vjeç. Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë rritet në 164.

Hamasi akuzon Izraelin: Vidhen organet nga 80 kufoma palestineze

Zyra e Shtypit e Qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, akuzoi Izraelin për vjedhje të organeve nga 80 trupa palestinezë të kthyer dje në pikën kufitare Kerem Shalom. Sipas lëvizjes islamike, Izraeli “vodhi dinjitetin e 80 martirëve” duke i kthyer “të gjymtuar”, thuhet në një deklaratë të cituar nga mediat arabe. “Ekzaminimi i trupave … Continued

Irani: Izraeli dhe SHBA nuk mund të fitojnë

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten “në një situatë ku nuk mund të fitojnë”. Kështu ka deklaruar Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Akbar Ahmadian, gjatë bisedimeve me ish-kryeministrin e Irakut, Adel Abdul-Mahdi, në Teheran, raporton Mehr. Duke iu referuar vrasjes nga Izraeli të liderit të Gardës Revolucionare … Continued

Irani kërcënon Izraelin: Ka nisur numërimi mbrapsht

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian kërcënoi Izraelin pas vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare Razi Mousavi në Siri, duke shkruar në një pjesë të Teheranit. Kështu raporton Haaretz. Sayyed Reza Mousavi, gjenerali i vrarë i Gardës Revolucionare, koordinoi njerëzit dhe armët e dërguara nga Teherani në Siri. Që kur lufta filloi të tronditte territorin … Continued