Hamasi publikon video nga pritat e militantëve të tij kundër Izraelit

Hamasi publikoi një video që tregon disa nga militantët e saj duke luftuar dhe duke u zënë prita ushtarëve izraelitë që hynë në Gaza, pikërisht në kohën kur Izraeli njoftoi sulme të shtuara ndaj luftëtarëve të Hamasit. VIDEO

Blinken, turne në Lindjen e Mesme për të frenuar përhapjen e luftës Izrael-Hamas

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të enjten fillon një turne në Lindjen e Mesme, i cili do të përfshijë një ndalesë në Izrael, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë konsultimet diplomatike mbi konfliktin Izrael-Hamas, tha të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan. Zyrtari, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti, tha se i dërguari diplomatik i … Continued

Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka parë akte të gjenocidit në Gazë

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë veprime në Rripin e Gazës të cilat përbëjnë gjenocid, tha të mërkurën vonë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, pasi Afrika e Jugut e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “gjenocid” gjatë luftës së tij në enklavën palestineze. “Këto janë akuza të cilat nuk duhet të … Continued

Borrell: Bota të gjejë një zgjidhje për konfliktin në Gazë

Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, në kushtet kur palët ndërluftuese nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët, tha të mërkurën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “Mendoj se kemi mësuar gjatë këtyre 30 viteve se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë, pasi palët nuk … Continued

Izraeli në gjendje gatishmërie pas vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut në Bejrut

Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me mundësinë e përshkallëzimit të situatës me Hezbollahun, pas vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm në Bejrut. Mendohet gjerësisht se sulmi u krye nga Izraeli, ndërsa është shtuar rreziku për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Eliminimi i palestinezit … Continued

Vrasja e zëvendësshefit të Hamasit rrezikon të zgjerojë luftën

Izraeli vrau Saleh al-Arourin, zëvendëslider i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – përmes një sulmi me dron në kryeqytetin libanez, Bejrut më 2 janar, thanë burimet libaneze dhe palestineze. Vrasja e numrit dy të Hamasit rrit rrezikun se lufta në Gazë mund të përhapet përtej … Continued

Një zyrtar i lartë i Hamasit vritet në një sulm me dron në Bejrut

Një shpërthim në Bejrut të martën shkaktoi vrasjen e zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh Arouri dhe tre personave të tjerë, thanë zyrtarë të Hamasit dhe ata të grupit libanez të Hezbollahut. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi, në të cilin u vranë katër persona, u shaktua nga një dron izraelit. Zyrtarët … Continued

Izraeli tërheq mijëra trupa nga Gaza, por lufta vazhdon

Ushtria tha të hënën se pesë brigada, ose disa mijëra trupa, do të largohen nga Rripi i Gazës në javët e ardhshme. Lufta ka dëmtuar ekonominë duke i penguar rezervistët të shkojnë në punë, të drejtojnë bizneset e tyre ose të vazhdojnë studimet universitare. Ushtria nuk ka thënë publikisht nëse tërheqja pasqyron një fazë të … Continued

Irani i kërkon Këshillit të Sigurimit të veproj kundër sulmeve të Izraelit në Siri

Ministria e Jashtme e Iranit i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime pas vrasjes nga Izraeli të një komandanti të lartë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Siri javën e kaluar. “Përmes zyrës përfaqësuese të Iranit, ne komunikuam me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe i kërkuam … Continued

Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj

Izraeli njoftoi të hënën se po tërheq disa ushtarë nga Rripi i Gazës, të cilët do të çlodhen dhe përgatiten për atë që zyrtarët kanë thënë se do të jetë një luftë e gjatë ndaj Hamasit që do të vazhdojë për muaj të tërë. Izraeli është gjendur nën trysninë e aleatit kryesor, Shteteve të Bashkuara, … Continued