Sulmi ajror izraelit vret komandantin e Hezbollahut në Libanin jugor

Një sulm ajror izraelit vrau të hënën një nga komandantët kryesorë të Hezbollahut në Libanin jugor. Kjo është shenja më e fundit e thellimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Një zyrtar libanez i sigurisë tha se sulmi ndaj një makine furiostradë vrau komandantin e një njësie sekrete të Hezbollahut, që ushtron veprimtarinë përgjatë kufirit … Continued

Analiza e REL: Perëndimi kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Gazë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7) janë duke kërkuar ta gjejë një mënyrë të shpejtë për t’i dhënë fund luftës në konfliktin e Rripit të Gazës, tha Italia të hënën, derisa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologët e tij nga Bashkimi Evropian po … Continued

Numri i të vdekurve në Gaza arriti në 23,084

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 23,084. Kjo shifër është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Izraeli sulmon Gazën qendrore dhe jugore, përpara vizitës së Sekretarit Blinken

Izraeli njoftoi të hënën se forcat ushtarake bënë sulme të reja ndaj militantëve të Hamasit në Gazën qendrore dhe jugore, si dhe sulme ajrore ndaj Hezbollahut në Libanin jugor. Sulmet u bënë ndërsa zyrtarët izraelitë përgatiteshin për vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, i cili tha se në takimet me zyrtarët izraelitë këtë javë, … Continued

Blinken: SHBA-ja kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, tha se në takimet me zyrtarët izraelitë këtë javë, ai do të kërkojë që të bëhet më shumë në shmangien e viktimave në mesin e civilëve në Rripin e Gazës. Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pas takimit me Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al … Continued

6 palestinezë dhe 2 izraelitë vriten në Bregun Perëndimor

Tetë persona u vranë më 7 janar në Bregun e pushtuar Perëndimor, përfshirë gjashtë palestinezë të cilët u shënjestruan nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite, thanë burimet në të dyja palët. Dhuna në Bregun Perëndimor ka shpërthyer që kur nisi lufta katër muaj më parë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë … Continued

Izraeli sinjalizon përfundimin e luftimeve në veri të Gazës

Ushtria izraelite sinjalizoi se ka përfunduar luftimet e mëdha në veri të Gazës, duke thënë se ka përfunduar shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake të Hamasit atje. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – hyri në muajin e katërt më 7 janar. Ushtria izraelite … Continued

Lufta në Gazë, Blinken bisedon me Erdoganin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – para se kryediplomati amerikan të udhëtonte për në Greqi. Blinken ka nisur më 6 janar një … Continued

Hezbollahu me sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, pas vrasjes së Saleh Arouri

Milicia Hezbollah e Libanit ka lëshuar dhjetëra raketa në veri të Izraelit më 6 janar, duke paralajmëruar se kjo breshëri ishte përgjigja fillestare ndaj vrasjes, që besohet se është kryer nga Izraeli, të një udhëheqësi të lartë të aleatit të saj, Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi … Continued

Kryediplomatja franceze: Nuk i takon Izraelit të përcaktojë të ardhmen e Gazës

“Nuk i takon Izraelit të përcaktojë të ardhmen e Gazës, e cila është një tokë palestineze. Ne duhet t’i kthehemi parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ta respektojmë atë”. Këtë e deklaroi Catherine Colonna, ministre e Jashtme franceze, për CNN. Colonna shtoi: “Gaza është një tokë palestineze, e cila dëshiron të bëhet pjesë e shtetit … Continued