Hamasi: 14,854 të vdekur në Gaza që nga fillimi i luftës

Sipas Hamasit, numri i njerëzve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite është rritur në 14,854, duke përfshirë më shumë se 6,150 fëmijë dhe 4,000 gra. Të dhënat e lëshuara nga Hamasi nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Izraeli: Armëpushimi nuk i jep fund luftës, përpara deri në fitore

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit “nuk po i jep fund luftës”. Shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral lejtnant Herzi Halevi e tha këtë duke folur me trupat, sipas raporteve të mediave izraelite. “Ne po mundohemi të lidhim objektivat e luftës, në mënyrë që presioni i operacionit tokësor të çojë në mundësinë e arritjes edhe të … Continued

Hamasi: Netanyahu detyrohet të pranojë marrëveshjen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u “detyrua të pranojë marrëveshjen” për një armëpushim me Hamasin, sipas asaj që tha këtë mëngjes në Bejrut Walid Kilani, zëdhënës i lëvizjes islamike palestineze në Liban. “Megjithë kundërshtimin e disa njerëzve ndaj marrëveshjes (armëpushimi), disa faktorë e detyruan Netanyahun ta pranonte atë”, tha Kilani. “Hamasi mbetet i kujdesshëm për hyrjen … Continued

Irani: Armëpushimi, fitore e madhe palestineze

Izraeli “nuk ka arritur asnjë nga objektivat e tij” në më shumë se 40 ditë luftë kundër Hamasit. Kështu thotë presidenti iranian Ebrahim Raisi. “Nëse duam të bëjmë një analizë pas 40 ditësh, kjo është për shkak se armiku është mundur,” tha Raisi në një fjalim të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Dhe … Continued

Mbi 13 mijë viktima në Gaza nga sulmet izraelite

Ministria e Shëndetësisë e Gazës rifillon numërimin e detajuar të viktimave palestineze. Sipas Ministrisë së Hamasit, numri deri më tani i viktimave palestineze në Gaza i kalon 13,000 vdekjet. Në Izrael raportohen 1200 viktima. Rreth 400 ushtarë izraelitë janë vrarë prej 7 tetorit kur nisën luftimet pas sulmit të Hamasit ndaj tokës hebrenje.

E sulmoi Hamasi, Cameron viziton Kibbutz Beeri në Izrael

Sekretari i ri i Jashtëm britanik, David Cameron, ka mbërritur në Izrael për një vizitë, shkruan Times of Israel. Fotot e vizitës së tij në Kibbutz Bèeri, pranë kufirit të Gazës, i shkatërruar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor janë publikuar në mediat sociale.

Hezbollahu njofton lëshimin e 48 raketave kundër Izraelit, sulmi më i madh deri tani

Grupi shiit libanez Hezbollah tha se hodhi 48 raketa në një bazë ushtarake në veri të Izraelit të martën, në një nga sulmet më të mëdha me raketa që nga fillimi i zjarrit ndërmjet palëve më shumë se gjashtë javë më parë. “Muxhahedinët e Rezistencës Islamike sulmuan në orën 10.15 të së enjtes (9.15 italiane) … Continued

Ministri i Jashtëm izraelit: Grupi i parë i pengjeve izraelite do të merret në dorëzim nesër

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen njoftoi se nesër do të merret në dorëzim grupi i parë i pengjeve izraelite, në kuadër të marrëveshjes që do të sigurojë pauzë humanitare në konfliktin me Hamasin, transmeton Anadolu. Cohen mori pjesë në një program në radion e ushtrisë Izraelite dhe bëri vlerësime për shkëmbimin e të … Continued

Profesori izraelito-amerikan: Ka mjaft prova për krime lufte në Gaza

Ndërsa Izraeli e ka vazhduar luftën e tij të gjatë dhe të përgjakshme në Rripin e Gazës që nga sulmi i befasishëm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, një profesor izraelito-amerikan i Holokaustit tha se ka “prova të mjaftueshme” për të sugjeruar se gjatë fushatës izraelite janë kryer krime lufte. “Ka prova të mjaftueshme … Continued

Ministri izraelit kundër marrëveshjes: Do të dëmtoj brezat

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dënoi marrëveshjen e armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, duke thënë se pauza gjatë zhvillimit të luftës përbën një “precedent të rrezikshëm”. Ai tha se ndërkohë që ka një “përparësi” në marrëveshjen për kthimin e të burgosurve, Izraeli nuk ka të drejtë dhe autoritet të pajtohet me idenë e ndarjes … Continued