Izraeli bombardon Hezbollahun, dërgohen raketa edhe drejt Sirisë

Tensionet mbeten të larta në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, teksa Sky News ka raportuar se ka pasur dhunë në vendet fqinje të Izraelit po ashtu, përveç Gazës. Për herë të dytë që nga fundjava, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë pohuar se kanë dërguar një helikopter dhe tanke për të sulmuar objektivat … Continued

Biden: Izraeli “po fillon të humbasë mbështetjen” për shkak të bombardimeve pa dallim në Gazë

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të martën se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të bombardimeve pa dallim në Gazë, që kanë vrarë mijëra civilë palestinezë. “Po fillojnë të humbasin përkrahjen”, tha të martën Presidenti Biden gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh në Uashington. Ai gjithashtu tha se Kryeministri izraelit … Continued

Gaza, media palestineze: 12 të vdekur, përfshirë 6 fëmijë në sulmin izraelit në Rafah

Burimet mjekësore i thanë agjencisë palestineze të lajmeve Wafa se të paktën 12 persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë u vranë sonte në një bombardim izraelit të një ndërtese banimi në pronësi të familjes Harb në lagjen al-Zuhor të Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Armëpushim i ri? Pritet takim së shpejti mes Izraelit, Egjiptit dhe Katarit

Burimet egjiptiane i thanë Sky News Arabia se Izraeli i ka kërkuar Egjiptit dhe Katarit që të ndihmojnë për të ndërmjetësuar një marrëveshje tjetër armëpushimi me Hamasin, sipas së cilës do të liroheshin më shumë pengje izraelitë të mbajtur në Gaza. Sipas burimeve, së shpejti do të zhvillohet një takim trepalësh mes zyrtarëve izraelitë, egjiptianë … Continued

Biden: Unë jam sionist, do të vazhdojmë të ndihmojmë Izraelin të mbrohet nga Hamasi

“Nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist, unë jam sionist”. Presidenti amerikan Joe Biden tha këtë në një pritje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebraike të Hanukkah. “Ne vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Izraelit për t’u mbrojtur nga Hamasi, por duhet të jemi të kujdesshëm, ata duhet të jenë të … Continued

Vritet një tjetër ushtar izraelit, 105 të vdekur që nga fillimi i operacionit tokësor në Gaza

Një tjetër ushtar izraelit, një rezervist 30-vjeçar, vdiq pasi u plagos rëndë më 20 nëntor në luftimet në Rripin verior të Gazës. Këtë e raporton Times of Israel. Sipas forcave izraelite, kjo e çon në 105 numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në fund të tetorit.

4 ushtarë të tjerë izraelitë vriten në Gaza, shkon në 101 numri i të rënëve

Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e 4 ushtarëve të tjerë: 3 prej tyre u vranë në luftime në jug të Gazës dhe i katërti në një aksident automobilistik. Sipas shifrave zyrtare – që nga fillimi i operacionit në Rripin e Gazës – numri i përgjithshëm i ushtarëve të vdekur tani është 101.

Izraeli: Eliminohet komandanti i batalionit Shejaiya të Hamas

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftojnë në X se kanë eliminuar Emad Krikae, komandant i batalionit Shejaiya të Hamasit. Krikae kishte marrë pozicionin e tij aktual pasi paraardhësi i tij u vra. Ai kishte qenë më parë zëvendës komandant i të njëjtit batalion dhe përgjegjës për stërvitjen e raketave antitank në Brigadën e Qytetit të … Continued

OBSH: Situata katastrofike shëndetësore në Gaza e pamundur të përmirësohet

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të dielën se do të jetë e pamundur të përmirësohet situata “katastrofike” shëndetësore në Gazë, edhe pse bordi miratoi me konsenus një mocion urgjent të OBSH-së për të bërë të mundur qasjen ndaj ndihmës mjekësore. Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore … Continued

Hezbollah dronë drejt Izraelit, plagosen dy ushtarë

Luftimet në Gaza po nxitin tensione edhe përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit. Grupi Hezbollah që vepron në territorin libanez lëshoi të dielën disa dorën shpërthyes në drejtim të disa pozicioneve mbrojtëse të një komande të ushtrisë izraelite. Si pasojë u plagosën rëndë dy ushtarë izraelitë ndërsa morën plagë të lehta disa të tjerë, raporton … Continued