Kuçi po merr pjesë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi po merr pjesë në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Ish-ministri i Drejtësisë është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit. Këtë para pak muajsh e kishte konfirmuar Ben Emmerson, avokati kryesor i Veselit. Kuçi ka kohë që është tërhequr nga … Continued

Prokurorja: Krasniqi, njeri me shumë autoritet, jepte urdhra Shtabi i Përgjithshëm

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u përshkrua nga Zyra e Prokurorit të Specilizuar në Hagë si njeri me shumë autoritet, që i jepte urdhra Shtabit të Përgjithshëm. Prokurorja Clare Lawson tha se gjatë gjykimit do të shihet se si Krasniqi, sipas saj, kishte dhënë shumë urdhra në emër të Shtabit të Përgjithshëm … Continued

Prokurori: Thaçi e Geci i morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë

Është duke vazhduar gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, njëri nga prokurorët e Gjykatës Speciale, James Pace, pretendon se persona të ndryshëm janë ndaluar nga ish-krerët e UÇK-së, për të cilët pretendohej se ishin bashkëpunëtorë të serbëve. Në një rast, prokurori i Speciales thotë se një i ndaluar pranoi akuzat për t’i shpëtuar torturave të … Continued

Rama: Nuk ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas nisjes së procesit gjyqësor ndaj ish-krerëvë të UÇK-së. Ai përmes një postimi në Facebook tha se “I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat … Continued

ZPS: Viktimat që u ndaluan u maltretuan fizikisht

Po vazhdon procesi gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Zyra e Prokurorisë Speciale ka prezantuar një sërë provash që i përshin ish-krerët e UÇK-së, në krime lufte. Sipas ZPS, viktimat u rrahën dhe u maltretuan fizikisht. “Të paktën 102 viktima nuk mbijetuan, por vdiqën mizorisht. … Continued

Abbott: As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇKS-së. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se as lufta e UÇK-së, as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen. Tutje, ai tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet e … Continued

ZPS: Krerët e UÇK-së i shënjestruan pamëshirshëm kundërshtarët

Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale, po vazhdon me paraqitjen e provave që i përfshin të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në krime lufte. Prokuroria tha, se ish-krerët e UÇK-së i shënjestruan pamëshirshëm dhe ashpër kritikët e UÇK-së dhe “bashkëpunëtorët kolaboracionist”. Sipas ZPS-së, kundërshtarët u vranë dhe u keqtrajtuan mizorisht. … Continued

Përfundon protesta para Gjykatës Speciale në Hagë

Ka përfunduar protesta para Gjykatës Speciale në Hagë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve, janë bashkuar në protestë dhe po kërkojnë drejtësi në këtë gjykim. Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka deklaruar se të pranishëm janë mbi 6 mijë protestues. Gjithashtu, edhe ditën e … Continued

Rohde: S’po gjykohet UÇK-ja, por individë që akuzohen për krime të rënda lufteRohde:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai përmes një postimi në Twitter tha se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që, siç tha ai, po akuzohen për krime të rënda lufte. “E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi … Continued

Në Hagë po kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po vazhdon në Hagë, ndërsa jashtë gjykatës po protestohet për drejtësi. Një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve, janë bashkuar në protestë dhe po kërkojnë drejtësi në këtë gjykim. Gjithashtu kujtojmë që të dielën në Prishtinë u mbajt marshi masiv për drejtësi. Një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha … Continued