Sport Shqiptar

Zyrtare: Vëllaznimi e prezanton kanadezin David Johnson

Ekipi nga Gjakova, Vëllaznimi e ka prezantuar të mërkurën mbrëma kanadezin David Johnson, i cili luan në pozitat 2-3.

Johnson te Vëllaznimi do ta zëvendësojë nigerianin Emmanuel Omogbo që u largua ditë më parë.

Lexo edhe:
Paralajmërimet e Shqip.com dolën të sakta, Omobo largohet nga Vëllazmimi

Johnson 29-vjeçar e njeh Superligën e Kosovës, pasi në pjesën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e KB Rahovecit, shkruan klubi gjakovar, përcjell Shqip.com.

Në gjashtë ndeshje të luajtura për Rahovecin, Johson pati një mesatare prej 14.5 pikëve për ndeshje dhe 4.5 kërcimeve. Ai pritet të debutojë te Vëllaznimi këtë fundjavë në ndeshjen që e luan në udhëtim kundër Ponte Prizrenit.

Johnson ka bërë karrierë edhe në Bjellorusi, Çeki e Lituani. Aktualisht, Vëllaznimi zë vendin e parafundit në Superligën e Kosovës në basketboll. Ka tubuar 26 pikë pas 19 ndeshjeve të luajtura.

/Shqip.com