Sport Shqiptar

Zyrtare: Muhamed Dubova transferohet te FC Prishtina

Muhamed Dubova është futbollisti i radhës që i është bashkuar edhe zyrtarisht FC Prishtinës, raporton faqja zyrtare e klubit, shkruan Shqip.com.

Mesfushori-sulmues 21-vjeçar vjen te FC Prishtina nga skuadra sllovake Dubnica ku ka luajtur për një vit.

Dubova me skuadrën prishtinase e ka kryer komplet fazën përgatitore dhe është plotësisht gati për ta dhënë më të mirën e tij për fanellën “bardhekaltër”.

Para përvojës sllovake, ai ka luajtur në Kosovë me skuadrën e SC Gjilanit.

Pas nënshkrimit të kontratës me ekipin tonë, e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina”, deklaroi Muhamed Dudova, shkruan Shqip.com.

“Për mua është nder dhe krenari që të jem pjesë e Prishtinës. Ky është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe me histori të madhe dhe për çdo futbollist, bartja e kësaj fanelle është ndjenjë e pa përshkruar”, theksoi Muhamed Dudova.

/Shqip.com