Sport Shqiptar

Zyrtare: Ky lojtar nga klubi suharekas me marrëveshje të dyanshme

Basketbollisti nga Bosnjë e Hercegovina, Ismet Sejfiq më nuk është pjesë e skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Lajmi konfirmohet nga klubi suharekas.

Klubi ka njoftuar se e ka shkëputur kontratën me Sejfiqin me marrëveshje të dyanshme dhe kërkesën e lojtarit.

Sejfiq iu bashkua Yllit para fillimit të këtij sezoni, ndërsa ka luajtur me një mesatare prej shtatë pikëve dhe katër kërcimeve për ndeshje.

Njoftimi i klubit pa ndërhyrje

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 !

Me marrëveshje të dyanëshme dhe me kërkesën e vetë lojtarit kemi ndërprerë bashkpunimin me 𝗜𝘀𝗺𝗲𝘁 𝗦𝗲𝗷𝗳𝗶𝗰́

Klubi e falenderon për kontributin e tij në  ekip, i dëshirojmë shumë suksese në jetë dhe karrier.

Faleminderit

Thank You Ismet

/Shqip.com