Sport Shqiptar

Zyrtare: Konfirmohet paralajmërimi i Shqip.com, anulohet ndeshja Vëllaznimi – Prishtina

photo by: @Shpend Ahmeti

Dueli Vëllaznimi  – Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës, 1/16 e finales e paraparë që të zhvillohet të enjten në Gjakovë, është anuluar.

Lajmi u konfirmua për Shqip.com nga burime të sigurta brenda klubit gjakovar gjatë ditës.

Më vonë, ky paralajmërim u konfirmua edhe nga FC Prishtina, e cila e zbuloi anulimin e ndeshjes përmes faqes së saj zyrtare.

Vëllaznimi është tërhequr nga gara për arsye financiare dhe ndeshja nuk dot ë zhvillohet.

Ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Vëllaznimi garon në Ligën e Parë dhe në vitet e fundit është përballur me probleme të mëdha financiare.

/Shqip.com