Sport Shqiptar

Zyrtare: KF Tirana i jep lamtumirën futbollistit nga Kosova

Mesfushori nga Kosova, Vesel Limaj i ka dhënë lamtumirën KF Tiranës dhe tashmë zyrtarizmin e largimit të mesfushorit e ka bërë edhe vetë klubi shqiptar, shkruan Shqip.com.

Lojtari e kishte paralajmëruar dy ditë më parë largimin e tij nga Tirana pas ndeshjes së luajtur ndaj Bylisit.

Limaj u shpreh se minutazhi i pakët ishte një nga arsyet pse po largohej nga klubi kryeqytetas, ku në këtë sezon kishte kaluar në plan të dytë.

Tirana përmes një “story” në Instagram e ka konfirmuar largimin e Limajt ku shkruhej: “Faleminderit Vesel Limaj”.

/Shqip.com