Sport Shqiptar

Zyrtare: Derbi SC Gjilani – FC Drita luhet pa tifozë

Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar, Gjilani – Drita do të luhet pa praninë e tifozëve.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Gjilanit në rrjetin social “Facebook”, shkruan Shqip.com.

“Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

Se ndeshja do të luhej pa tifozë, ky lajm ishte konfirmuar edhe gjatë ditës nga Shqip.com.

Lexo edhe:
Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë

Ky derbi që i takon xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës dhe do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 13:00, e arsyeja e zhvillimit të ndeshjes pa tifozë është për shkak të sigurisë.

Edhe kjo ndeshje do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe kushtet për tifozë janë të mjerueshme dhe situata mund të eskalojë për shkak të mungesës së tribunave adekuate.

Edhe derbi i parë i zhvilluar i këtij kampionati është zhvilluar pa prezencën e tifozëve.

Kujtojmë se kjo është një ndër ndeshjet më të mëdha të futbollit kosovar, por mungesa e tifozëve për shkak të punimeve të stërzgjatura të stadiumit të qytetit në Gjilan, ka nisur që t’ia humb hijeshinë.

Drita momentalisht i prinë tabelës me 31 pikë, kurse Gjilani ndodhet e katërta me 22 sosh.

/Shqip.com