Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Ballkani e zyrtarizon transferin e ri

Kampionia në fuqi e Kosovës, skuadra e Ballkanit e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Yoan Marc-Olivier.

Ai në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale, përcjell Shqip.com.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionët në fuqi të Kosovës, bën të ditur klubi.

Olivier i është bashkuar “portokallezinjve” në fazën përgatitorë që skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja po e kryen në Antalia të Turqisë.

“FC Ballkani njofton se sulmuesi Yoan Marc-Olivier është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Sulmuesi  22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë 2 vjeçare. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Olivier”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

/Shqip.com