Lajme

Zyra e Macron del me sqarim për çështjen e liberalizimit të vizave

Liberalizimi i vizave
Liberalizimi i vizave

Zyra e Presidentit të Francës, Emanuel Macron ka dhënë sqarim lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, thuhet në një përgjigje dhënë për mediumin shqiptar ABC News.

Kjo zyrë ka thënë se liberalizimi i vizave është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët evropianë.

/Shqip.com