Sport Ndërkombëtar

Zvicra sërish bindëse, fiton edhe Rumania – rezultatet komplete

Përveç përballjes Kosovë-Andorrë, të vlefshme për grupin I, mbrëmjen e sotme ishin dhe dy sfida të tjera. Rumania priti në “Arena Nationala” të Bukureshtit, Bjellorusinë, ndërsa në “Stadio de Geneve”, “helvetët” vendas pritën Izraelin, në ndeshjet e dyta të fazës eliminatore, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pasi fituan sfidën e parë ndaj Bjellorusisë me rezultatin 5:0, Zvicra e Granit Xhakës nuk është ndalur as mbrëmjen e sotme, teksa kanë arritur të sigurojnë një fitore të pastër 3:0, ndaj Izraelit në një përballje të dominuar totalisht nga “helvetët”.

Fillimisht Ruben Vargas në minutën e 39-të e më pas Zeki Amdouni e Silvan Widmer, në minutat 48 e 52 mjaftuan për t’i siguruar zviceranëve edhe tri pikë të tjera në rrugën drejt Euro 2024.

Ndërkaq, në Bukuresht, Rumani arriti një fitore me vlerë në Grupin I, ku falë “magjisë” së Nicolae Satnciu në minutën e 17-të dhe golit të Andrei Burca në minutën e 19-të nxorën komplet “të pavlefshëm” golin e Vladislav Morozov, në minutën e 86-të, duke arritur kështu një fitore me rezultatin e ngushtë 2:1, përballë bjellorusëve.

Kështu, Zvicra ndodhet në vendin e parë në Grupin I, me 6 pikë dhe një golavarazh perfekt me 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, ndërsa në vendin e dytë renditet Rumania po me 6 pikë, por me golaverazhin 4-1, duke mos mundur dot të rrëmbejë vendin e parë.

/Shqip.com